Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Shkatërrohet banda e priftërinjve trafikantë në Greqi, bashkëpunonin me shqiptarë

Lapsi.al 9 November 2025
Shkatërrohet banda e priftërinjve trafikantë në Greqi,

Kur nuk merrej me shpërndarje droge, 46-vjeçari ishte ish-prift, model, këngëtar dhe kuzhinier. Ai është një nga tre priftërinjtë e arrestuar gjatë një operacioni të madh policor që synonte shpërbërjen e një organizate kriminale që trafikonte sasi të konsiderueshme kokaine dhe marijuane, si dhe emigrantë të paligjshëm.

Tre burrat punonin me një grua 52-vjeçare, e cila ishte gjithashtu kreu i bandës, dhe një burrë 42-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare. Sipas akuzave që rëndojnë mbi ta, klerikët luanin rolin e “transportuesit”. Në të njëjtën kohë, ata ishin përgjegjës për ruajtjen dhe trafikimin e mëtejshëm të drogës.

Hetimi i Agjencisë Kundër Drogës zbuloi se autorët e krimit fshihnin drogë edhe brenda një kishe në Rrugën Liosion, ndërsa i dyti prej tyre po trafikonte në oborrin e kishës. Duke përfituar nga pozicioni i tij, edhe prifti i tretë ishte marrë me trafikimin dhe transportimin e emigrantëve.

Sipas provave në dosjen e çështjes, prifti 46-vjeçar ruante dhe shiste drogë në Kishën që funksiononte në rrugën Liosion. Kishte raste kur ai dilte nga kisha i veshur me rrobat e tij dhe u shiste drogë klientëve të rrjetit.

Profti 40 vjeçar u arrestua në Rodos kur mori një valixhe që përmbante 2 kilogramë e 188 gramë kokainë të cilën më pas ja dorëzoi një shqiptari 38-vjecar.

Ndërsa prifti 52-vjeçari ndodhet i burgosur në burgun e Komotinit, pasi u arrestua më 6 shtator për transportimin e migrantëve të parregullt. Ai u gjet në kilometrin e 1-rë të rrugës kombëtare Kalcha – Siderades në Rodope, nga oficerë policie të Departamentit të Rojës Kufitare të Sapës, duke transportuar gjashtë migrantë të parregullt që kishin hyrë ilegalisht nga kufiri greko-turk me një makinë.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Kavajë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj, ku si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, është goditur për vdekj...

19:49

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI