Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

U zhduk me 500 milionë USD kriptomonedha/ Gjendet i vrarë rusi dhe gruaja e tij

Lapsi.al 7 November 2025
U zhduk me 500 milionë USD kriptomonedha/ Gjendet i vrarë rusi dhe

Roman Novak nga Shën Petersburgu, themeluesi i një platforme kriptomonedhash dhe gruaja e tij Anna u gjetën të vdekur në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Familja e tyre raportoi zhdukjen e çiftit rreth 1 muaj më parë kur nuk po mundte t’i kontaktonte. Sipas faqes ruse të internetit “Fontanka”, çifti u vra në një vilë me qira në rajonin Hatta, pranë kufirit me Omanin, ku u joshën me pretekstin e takimit me investitorë potencialë. Motivi i mundshëm për krimin duket të jetë zhvatja.

Sipas “Deutsche Welle”, Roman Novak ishte i njohur për krijimin e platformës “Fintopio”, e cila ofronte transferta të shpejta kriptomonedhash. Ai kishte tërhequr rreth 500 milionë dollarë investime përpara se të zhdukej bashkë me paratë, duke i lënë punonjësit e tij pa paguar, ndërsa investitorët, përfshirë biznesmenë kinezë dhe të Lindjes së Mesme, humbën paratë e tyre.

Russian cryptocurrency fraudster and wife kidnapped and killed in UAE - The Mirror

Për të tërhequr investitorë në projektin e tij, ai pretendoi se kishte lidhje me princat arabë dhe themeluesin e Telegram Pavel Durov, megjithëse Durov mohoi çdo njohje me të. Në nëntor 2020, Novak u dënua me 6 vjet burg për përvetësim të 100 000 dollarëve nga partneri i tij.

Sipas të njëjtave burime, autorët dyshohet se kërkuan të fitonin akses në portofolin e kriptomonedhave të Novak, në të cilin, siç besonin ata, ruheshin miliarda dollarë. Megjithatë, portofoli rezultoi të ishte bosh. Pas kësaj, çifti u vra, trupat e tyre u copëtuan dhe pjesët e trupit të tyre u vendosën në qese. Qeset u gjetën në kazanë të ndryshëm pranë një qendre tregtare në rajonin Khata.

Image of Anna at a beach

Autoritetet ruse njoftuan se kishin hapur një çështje penale për vrasje. Sipas autoriteteve, çifti u nis më 2 tetor për t'u takuar me "investitorë të panjohur" në rajonin Khata. Shoferi i la ata pranë një liqeni, nga ku hipën në një automjet tjetër dhe ikën. Çifti nuk është bërë më i gjallë.

Sipas “Fontanka”, policia ka arrestuar 8 persona për këtë rast, të paktën 3 prej të cilëve janë nga Shën Petersburgu. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI