Flash

Jep dorëheqjen kreu i AKEP

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë t&eu...

16:55

Arbitrazhet dhe gjyqet e Strasburgut, detyrimet arrijnë në 198 mln euro

Lapsi.al 7 November 2025
Arbitrazhet dhe gjyqet e Strasburgut, detyrimet arrijnë në 198 mln

Fatura që Shqipëria duhet të paguajë pas vendimeve të gjykatave të arbitrazhit arrin në 180 milionë euro. Nëse bashkojmë edhe detyrimin që shteti ka për palët që kanë fituar cështje në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, kjo shumë arrin në mbi 198 milionë euro ose rreth 20 miliardë lekë.

Në projektbuxhetin e vitit 2026 rezulton se janë 12 kompani të huaja, me të cilat qeveria shqiptare ka pasur mosmarrëveshje, dhe në gjykatën e arbitrazhit atyre u është dhënë e drejta e kompensimit për dëmin që u është shkaktuar. Sipas detyrimeve, deri në muajin shtator 2025, nga 180 mln euro, mbi 71 milionë euro janë detyrime që dalin nga vendime të formës së prerë, ndërsa pjesa tjetër janë në proces.

Çështjet që përbëjnë pjesën më të madhe të kësaj fature janë për gjyqet e humbura me biznesmenin italian, Becchetti ajo e kompanive “Copri dhe Actor”, “GBC Oil Company” dhe “Phoenix Petrolum”.

Për vendimet e dala nga gjyqet në Strasburg, të cilat kanë prekur kryesisht individë që kanë pasur mosmarrëveshje për ceshtje pronash apo largime nga puna, Ministria e Financave raporton se detyrimet totale janë në vlerën e 18 milionë eurove.

“Sharrxhi”, “Rista” dhe “Zela” dhe “Delijorgji” kundër Shqipërisë janë ato që përbëjnë pjesën më të madhe të dëmit ekonomik që do të paguhet nga qytetarët shqiptarë./Euronews.al/

Të këshilluara

Ura e Zogut drejt rrënimit të plotë

Ura e Zogut, e njohur edhe si Ura me harqe, po shkon drejt rrënimit të plotë. Autoritetet kanë marrë si masë paraprake vendosjen e një strukture metalike në ...

17:55

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI