Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

“Kundërshtar i Listës Serbe”, Sveçla: Serbit të rrëmbyer po i mohohet mbrojtja

Lapsi.al 7 November 2025
“Kundërshtar i Listës Serbe”, Sveçla: Serbit

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka inspektuar zonën kufitare me Serbinë në Leposaviç ku dyshohet se hynë forcat serbe dhe rrëmbyen shtetasin Milan Vukashinoviq.

Sipas Sveçlës, Serbia tregoi edhe njëherë se është një shtet agresor dhe antidemokratik pasi personit të rrëmbyer po i mohohet mbrojtja ligjore.

“Në bazë të informatave dhe dëshmive të siguruara nga autoritetet tona, tashmë është e ditur se duke u shkelur sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës z. Vukashinoviq është rrëmbyer nga strukturat e Serbisë si kundërshtar i Listës Serbe. I njëjti pas plagëve të marra po trajtohet në spitalin e Nishit në Serbi.

Serbia po dëshmohet çdo ditë e më shumë jo vetëm si shtet agresor ndaj fqinjëve të saj, por edhe në thelb si shtet antidemokratik, pasi që z. Vukashinoviq ende po i mohohet mbrojtja ligjore e cila edhe në vendet më diktatoriale garantohet me ligj.

Institucionet tona po vazhdojnë me hetime intensive në zbulimin e të gjithë rastit dhe aktorëve të përfshirë në të dhe në momentin e parë do të sillen para përgjegjësisë, si dhe do të merren masa për të i’u kundërvënë sjelljeve kriminale e destruktive të Serbisë në raport me Republikën e Kosovës”, shkruan Sveçla.

Të këshilluara

Ura e Zogut drejt rrënimit të plotë

Ura e Zogut, e njohur edhe si Ura me harqe, po shkon drejt rrënimit të plotë. Autoritetet kanë marrë si masë paraprake vendosjen e një strukture metalike në ...

17:55

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Me sytë katër

PAPARAZZI