Flash

Gaz Bardhi ka një shpjegim pse Rama nuk po e shkarkon Ballukun

Lapsi.al 2 November 2025
Gaz Bardhi ka një shpjegim pse Rama nuk po e shkarkon Ballukun

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, në një reagim në rrjetet sociale ka deklaruar se zv.kryeministrja Belinda Balluku është ajo që mban peng kryeministrin Edi Rama për shkak të aferave korruptive.

"Pra, praktikisht është njeriu më i pushtetshëm sot në Shqipëri! Prandaj Edi Rama e ka frikë dhe nuk guxon ta shkarkojë! Ajo e mban peng Edi Ramën me pushtetin që vetë ai i ka dhënë për të kryer aferat korruptive më të mëdha në historinë e Shqipërisë" - shkruan Bardhi mes të tjerash në Facebook.

Lexo më tej: Balluku, një zv.kryeministre e pandehur për korrupsion/ A do ta shkarkojë Rama? 

Postimi i Gazment Bardhit në Facebook:

Belinda Balluku ka më shumë tituj/pozicione politike/publike se vetë Edi Rama.

Ajo rezulton se aktualisht është:

-Zëvendëse e “Palloshit të gjatë” siç e quante vetë nëpër sms në Këshillin e Punëve të Pista (ZëvendësKryeministre);

-Ministre e Energjisë, Tuneleve dhe Rrugëve të florinjta (Ministre);

-Deputete e interesit personal (Deputete);

-Drejtuese Politike e qarkut të “Torta Belinda” (Drejtuese Politike qarku Fier);

-Drejtuese Politike e qarkut ku kryetar bashkie është i korruptuari tjetër Erion Veliaj (Drejtuese Politike qarku Tiranë);

-Anëtare e një fisi të bukur (Bërë me paratë e shqiptarëve);

Dhe së fundmi, titulli më me shumë peshë:

-E PANDEHUR nga SPAK për abuzim madhor me tenderin 190 milion euro! (Kandidate për banore e Burgut të Grave në Pojskë).

Pra, praktikisht është njeriu më i pushtetshëm sot në Shqipëri! Prandaj Edi Rama e ka frikë dhe nuk guxon ta shkarkojë! Ajo e mban peng Edi Ramën me pushtetin që vetë ai i ka dhënë për të kryer aferat korruptive më të mëdha në historinë e Shqipërisë.

Shqipëria “Europiane” me Zëvendëskryeministër të pandehur për abuzime me tendera publik në të paktën 50 milion euro të vjedhura është rruga e duhur për tu bashkuar me Afrikën!

 

 

Drejt Shqipërisë 2030 në AFRIKË!

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI