Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Charlie Puth kritikohet për këngën me Selena në ditën e dasmës së saj

Lapsi.al 29 September 2025
Charlie Puth kritikohet për këngën me Selena në ditën e
Charlie Puth ka ndezur rrjetin pasi performoi hitin e tij të vitit 2016 “We Don’t Talk Anymore” – kënga me Selena Gomez – gjatë një koncerti të fundit në klubin legjendar Blue Note në New York. Kjo ndodhi pikërisht në të njëjtën ditë kur Selena  u martua me producentin Benny Blanco në një ceremoni intime në Santa Barbara, Kaliforni. Videoja e performancës së Puth, 33 vjeç, filloi të qarkullonte në rrjetet sociale të shtunën, duke nxitur reagime të shumta nga fansat e këngëtares. Një pjesë e ndjekësve nuk e lanë pa vënë re ironinë e faktit që ai këndoi pikërisht atë këngë në ditën e dasmës së ish-it të tij. “Vërtet në ditën e saj të dasmës?” – shkroi një komentues në X (ish-Twitter), ndërsa një tjetër shtoi me ironi: “S’ka ndonjë këngë tjetër për të kënduar vallë?” Një frazë nga kënga që u komentua shumë ishte ajo ku thuhet: “I just heard you found the one you’ve been looking / You’ve been looking for / I wish I would have known that wasn’t me…” dhe veçanërisht rreshti: “I just wanna know what dress you’re wearing tonight…” – që për disa u pa si shumë e qëlluar, ndonëse e dhimbshme, për momentin. “Gjithë ish-at po çmenden”, komentoi një përdorues, duke iu referuar jo vetëm Puth, por edhe Justin Bieber, një tjetër ish i famshëm i Gomez, nëna e të cilit së fundmi kërkoi lutje për “fuqi dhe shërim” për djalin e saj në rrjetet sociale. Charlie Puth, i cili aktualisht është i martuar me Brooke Sansone (u martuan në vitin 2024), konfirmoi në një intervistë për Billboard në vitin 2018 se kishte pasur një romancë të shkurtër por “shumë të fuqishme” me Selena Gomez. Ai tha se pas këngës “We Don’t Talk Anymore” fshihej diçka reale dhe e përjetuar. “Ka pasur diçka reale që ndodhte pas skenave… e vetmja mënyrë që një këngë të ndihet e vërtetë, është nëse pas saj ka emocione të sinqerta,” tha ai atëherë. Megjithatë, ai shtoi se nuk ishte i vetmi në mendjen e saj, duke aluduar për marrëdhënien e saj të ndërlikuar me Justin Bieber.  

Të këshilluara

Barack Obama rrëfen sfidat në martesë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka folur hapur për sfidat që ai dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama, kanë kaluar gjatë martesës së tyr...

19:32

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI