Flash

Jep dorëheqjen kreu i AKEP

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë t&eu...

16:55

Tom Holland reagon pas incidentit në sheshxhirim

Lapsi.al 28 September 2025
Tom Holland reagon pas incidentit në sheshxhirim

Tom Holland ka zbuluar se është në gjendje të mirë shëndetësore pas një incidenti të ndodhur në setin e filmit të ri “Spider-Man: Brand New Day”.

Aktori 29-vjeçar postoi në Instagram një përditësim për gjendjen e tij shëndetësore të shtunën, duke falënderuar ndjekësit për mbështetjen dhe duke promovuar një gala bamirësie në Londër për organizatën e tij The Brothers Trust, që e drejton së bashku me tre vëllezërit e tij.

“Çfarë nate! Një tjetër sukses i madh,” shkroi Holland. “Më vjen keq që u detyrova të largohem herët, por ndjehem më mirë dhe jam në përmirësim.”

Sipas Daily Mail, Holland u rrëzua gjatë një skene aksioni të premten, më 19 shtator, në Leavesden Studios në Angli, duke pësuar një tronditje të lehtë në kokë.

Produksioni i filmit u ndal përkohësisht për t’i dhënë kohë aktorit të rikuperohej, por pritet të rifillojë xhirimet të hënën. Incidenti nuk pritet të ndikojë në datën e publikimit të filmit, e cila mbetet 31 korrik 2026.

Filmi ka nisur xhirimet që nga fillimi i gushtit në Glasgow, Skoci, ndërsa Holland është parë shpesh në skenat aksion me kostumin e famshëm të Spider-Man.

Në një video prapa skene të publikuar nga Sony gjatë ditës së parë të xhirimeve, Holland u shpreh:

“Është dita e parë, për herë të katërt në rolin e Spider-Man. Ndjehet ndryshe këtë herë. Dhe për herë të parë kemi pasur fansa në set që ditën e parë – është emocionuese.”

Të këshilluara

Barack Obama rrëfen sfidat në martesë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka folur hapur për sfidat që ai dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama, kanë kaluar gjatë martesës së tyr...

19:32

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI