Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Bella Hadid rikthehet pas trajtimit në spital

Lapsi.al 26 September 2025
Bella Hadid rikthehet pas trajtimit në spital

Bella Hadid është shfaqur për herë të parë në publik, vetëm disa ditë pasi u trajtua në spital për shkak të sëmundjes Lyme, nga e cila vuan prej vitesh.

Të mërkurën, më 24 shtator, Hadid u fotografua në rrugët e Parisit, e veshur me një pallto kafe dhe syze të zeza.  E njëjta ditë kur u pa në Paris, Bella ndau me ndjekësit e saj në Instagram se ishte rikthyer për herë të parë në palestër pas një kohe të gjatë.

“Vetëm duke ecur, por gjithsesi!” – shkroi modelja mbi një foto. Nëna e saj, Yolanda Hadid, e ripostoi  imazhin, duke shkruar: “Bravo Bella....”

Vetëm një javë më parë, më 18 shtator, Yolanda kishte ndarë me ndjekësit detaje për trajtimin intensiv që vajza e saj po kalonte për shkak të Lyme disease.

“Ta shohësh Bellën duke luftuar në heshtje, është dhimbja më e madhe që kam ndjerë ndonjëherë,” – shkroi ajo në Instagram. “Kjo sëmundje e padukshme neurologjike është shumë e vështirë për t’u kuptuar apo shpjeguar.”

Vetë Yolanda është diagnostikuar me Lyme disease në vitin 2012 dhe ka treguar se përpiqet të jetë shembull për vajzën e saj. Megjithatë, thotë se dhimbja e saj nuk krahasohet me atë që përjeton Bella.

Ajo e quajti Bellën “të pamposhtur”, duke theksuar forcën e vajzës së saj për të vazhduar të luftojë për shëndetin, pavarësisht trajtimeve të dështuara dhe pengesave të shumta që ka hasur.

Në rrëfimin e saj prekës, Yolanda tregoi se Bella ka kaluar muaj të tërë në errësirë, dhimbje dhe një “ferr të panjohur” që prej diagnostikimit në vitin 2013. Ajo përfundoi mesazhin duke i thënë: “Jam krenare për luftëtaren që je. Nuk je vetëm. Do jem gjithmonë pranë teje, pavarësisht se sa do të zgjasë kjo rrugë drejt shërimit.”

Të këshilluara

Rihanna bëhet nënë për herë të tretë

Rihanna dhe partneri i saj, A$AP Rocky, janë bërë prindër për herë të tretë! Artistja e hitit “Diamonds” e ndau lajmin emocionues në Instagram të mërkurën, k...

16:45

Kim Kardashian thumbon ish-partnerët

Kim Kardashian ka bërë një koment të nënkuptuar ndaj ish-bashkëshortit të saj Kanye West dhe ish-partnerëve të tjerë gjatë një interviste në emisionin “The Toni...

14:24

Bianca Censori njofton projektin e ri

Bianca Censori ka zbuluar së fundmi planet e saj për të lancuar një markë të re. Në Instagram Story të saj të martën vonë në mbrëmje, Bianca publikoi një lin...

20:35

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI