Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

I dënuar për trafik drοge dhe prοstitucion, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Lapsi.al 26 July 2025
I dënuar për trafik drοge dhe prοstitucion, arrestohet

Një 40-vjeçar shqiptar është vënë në pranga policia italianë në Fano. Shqiptari ishte i dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge. Operacioni policor u zhvillua pas raportimit në stacionin e policisë nga një grua e cila, shfrytëzohej nga 40-vjeçari, i cili e detyronte atë të prostituonte në këmbim të drogës për shkak të varësisë së saj. Gruas iu privua gjithashtu, përsëri në këmbim të kokainës, gjithçka që mund të kishte në pronësi, të tilla si televizori, telefonat celularë, laptopi dhe sende të tjera.

Mediat italiane shkruajne se shqiptari ishte një nga tregtarët kryesorë të drogës në Fano në atë kohë. Ai u arrestua pas hetimeve nga stacioni i policisë së Fano-s dhe, pas lirimit të tij, u dëbua nga Italia. Ai u dënua më pas dhe, pas një kërkese për ekstradim me një urdhër arresti evropian nga Zyra e Prokurorit Publik të Pesaros, Interpoli e gjurmoi atë në Angli dhe e solli përsëri në Itali.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI