Flash

15 kg dr*gë në frigorifer, arrestohet shqiptari në Itali

Lapsi.al 26 July 2025
15 kg dr*gë në frigorifer, arrestohet shqiptari në Itali

Policia e Bolonjës ka goditur një rast të trafikut të sasive të konsiderueshme të drogës. Skuadra operacionale ka prangosur një 52-vjeçar shqiptar, i cili fshihte 15 kg drogë lëndë narkotike në një apartament në ‘Via Bigari’. Ndërhyrja erdhi pas informacioneve për lëvizjet e dyshimta të shqiptarit dhe të dhënave se ai posedonte lëndën narkotike në banesë.

Kontrollet e oficerëve i çuan brenda frigoriferit të të dyshuarit, ku u gjetën të fshehura 25 pako celofani që përmbanin hashash dhe 5 të tjera që përmbanin marihuanë, me një peshë totale prej afërsisht 15 kilogramësh. Shqiptari u arrestua me akuzën e posedimit me qëllim shpërndarjen e narkotikëve dhe u dërgua në Burgun e Dozzës, në pritje të një seance dëgjimore për dënimin.

Të këshilluara

Transporti publik me Google Maps, çorientues

Edhe pse të dhënat për transportin publik dhe ndërqytetas janë tashmë të disponueshme në Google Maps, përsëri nuk ndihmojnë shumë në orientim drejt destinacione...

12:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI