Flash

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Lapsi.al 27 June 2025
Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të premten, një ditë para protestës në Beograd të thirrur nga studentët protesues, se “Serbia nuk e ka pranuar ultimatumin”.

“Shteti serb është përballur shumë herë me ultimatume nga fuqitë e mëdha të huaja. Edhe kësaj radhe, fuqitë e huaja na kanë dërguar ultimatum përmes bashkëpunëtorëve të tyre vendas.

Përgjigja e shtetit serb ka qenë gjithmonë e njëjtë”, tha udhëheqësi serb për televizionin Pink.

Para protestës së Vidovdanit më 28 qershor, studentët që bllokojnë fakultetet në Beograd i kanë dhënë një ultimatum autoriteteve në Serbi.

Ata kanë kërkuar përmbushjen e dy kërkesave: e para është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Kërkesa e dytë është ndërprerja e tubimit në qendër të Beogradit, ku gjatë tre muajve të fundit kanë kampuar kundërshtarët e bllokadave nga studentët.

Ky grup i protestuesve në qendër të Beogradit e quan veten “studentët që duan të mësojnë”.

Studentët protestues kanë thënë se nëse këto kërkesa nuk plotësohen deri më 28 qershor në orën 21:00, presin që “qytetarët të jenë të gatshëm të ndërmarrin çdo masë ekzistuese të mosbindjes civile”.

“Ultimatumi nuk është pranuar, kështu që nuk duhet të prisni deri nesër në orën 21:00”, tha Vuçiq.

Që nga njoftimi për mbajtjen e protestës të shtunën, përfaqësuesit e pushtetit në Serbi kanë deklaruar se studentët dhe pjesëmarrësit në këtë protestë po planifikojnë të bëjnë trazira në rrugë.

Ndërkaq, studentët protestues kanë deklaruar se me veprimet e tyre deri tani kanë treguar se janë kundër çdo forme të dhunës.

Për më shumë se shtatë muaj, studentët kanë organizuar protesta në të gjithë Serbinë, duke kërkuar kryesisht që të përcaktohet përgjegjësia politike dhe penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës së betonit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Stacioni ishte rikonstruktuar dhe u inaugurua zyrtarisht disa muaj para shembjes.

Protestat janë bërë simbol i pakënaqësisë më të gjerë për sundimin e ligjit në Serbi, duke ngritur pyetjen nëse aksidenti në Novi Sad ishte pasojë e papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit në sistem./REL

 

 

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI