Flash

LAJMI I FUNDIT/ Amerikanët futen në Iran, bombardime në disa zona

Lapsi.al 22 June 2025
LAJMI I FUNDIT/ Amerikanët futen në Iran, bombardime në disa zona
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar në rrjetet sociale se para pak minutash avionët amerikanë janë futur në Iran. Trump thotë se kanë bombarduar zonat bërthamore të Iranit dhe kanë lënë hapësirën ajrore të Iranit në këto momente.

"Kemi përfunduar me sukses të plotë sulmin tonë ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordow, Natanz dhe Esfahan. Të gjithë avionët tani ndodhen jashtë hapësirës ajrore iraniane. BOMBA u hodhën mbi objektivin kryesor, Fordow. Të gjithë avionët janë në rrugës për tu kthyer në shtëpi, të sigurt. Urime për Luftëtarët tanë të mëdhenj Amerikanë. Nuk ka një ushtri tjetër në botë që do të mund ta bënte këtë. TANI ËSHTË KOHA PËR PAQE! Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje." - deklaroi Trump.

Kujtojmë se Irani ka paralajmëruar këto ditë se nëse SHBA sulmon në Iran, atëherë bazat amerikane do të sulmohen nga raketat iraniane. Nga ekspertët e sigurisë ky skenar ishte cilësuar si më i frikshmi për shkak të rrezikut të përshkallëzimit më të madh dhe rrezikut të përfshirje së plotë amerikane në një luftë ndaj Iranit, një superfuqi në Lindjen e Mesme. ©LAPSI.AL  Iran

Të këshilluara

Kush po e shkakton krizën në Kosovë

Bllokimi politik në Kosovë është fare i thjeshtë për t’u kuptuar dhe nuk është aspak krizë, por thjesht cinizëm. Opozita nuk e voton kryetarin e Kuvendit sep...

12:59

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI