Flash

Rinumërimi në Tiranë, deputeti i PS rekord "votash" të shtuara fiktivisht

Lapsi.al 21 June 2025
Rinumërimi në Tiranë, deputeti i PS rekord "votash"

Rinumërimi i votave në Tiranë ka zbuluar edhe trafikimin e fletëve të votimit brenda listës preferenciale të kandidatëve.

Në listën e Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, pretendonte se shumë vota të tij kishin kaluar te kandidatët e tjerë.

Por ajo që doli nga 355 kutitë e para ishte fakti që Alimehmeti në procesverbal rezulton të ketë 38 vota më shumë se çfarë kishte realisht në kuti.

Në radhët e demokratëve, kandidatët me më shumë vota në procesverbal se në kuti janë Petrit Gjorgji me 49 vota, Myslym Murrizi me 35 vota, Edit Harxhi me 18 vota dhe Ilir Meta me 22 vota.

Ndërkohë që rivalja e Alimehmetit për të hyrë në listën fituese, Jorida Tabaku ka 4 vota më shumë në procesverbal, sesa në kuti.

Kandidatët demokratë më të “persekutuar” në numërimin e parë kanë qenë Asllan Dogjani me -13 vota, Salvador Kaçaj me -18 vota dhe Ilda Zhulali me -10 vota.

Sa i përket Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka 120 vota më shumë, ministri Ervin Hoxha 99 vota më shumë, kandidatja për deputete Kejsi Elezi rezulton me 86 vota më shumë në procesverbalë se sa kishte në kutinë e votimit, ndërsa Fatmir Xhafaj ka 63 vota më shumë, dhe Erion Braçe me 19 vota plus.

Në listën e hapur të PS-së, në garë deri në fund ishin Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka. Por rinumërimi deri tani, duket se nuk e ndryshon faktin që Xhaçka vijon të mbajë mandatin e deputetes.

Ish-ministrja ka marrë vetëm 15 vota më shumë në procesverbal nga sa kishte në kuti, ndërsa Gjylametit i mungojnë 6 vota. Kandidatët e PS-së më të “persekutuar” nga numëruesit deri tani rezulton Mimi Kodheli -41.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI