Flash

Rusia paralajmëron katastrofë bërthamore nga sulmi izraelit në Iran

Lapsi.al 19 June 2025
Rusia paralajmëron katastrofë bërthamore nga sulmi izraelit

Një sulm izraelit ndaj centralit të vetëm bërthamor operativ të Iranit në Bushehr do të shkaktonte një katastrofë të shkallës së Çernobilit, paralajmëroi të enjten kreu i kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore të Rusisë.

“Nëse kryhet një sulm… do të jetë një katastrofë e krahasueshme me atë të Çernobilit”, tha drejtori ekzekutiv i Rosatom, Alexey Likhachev, sipas medias shtetërore ruse RIA Novosti.

Bushehr ndodhet në bregdetin e Gjirit Persik dhe është i vetmi central bërthamor në funksion i Iranit. Rusia e ndihmoi Iranin të ndërtonte centralin dhe disa persona nga stafi i tij janë rusë.

Një zëdhënës ushtarak izraelit tha të enjten se Izraeli e kishte goditur centralin, por një zyrtar ushtarak izraelit tha shpejt se ky ishte një “gabim” dhe se ai nuk mund as të konfirmonte dhe as të mohonte se centrali bërthamor i Bushehrit ishte goditur.

Shumë shtete arabe të Gjirit dhe ekspertë bërthamorë kanë qenë të shqetësuar për ndotjen mjedisore që mund të përhapet në të gjithë Gjirin Persik, nëse uzina do të ishte në shënjestër.

Scott Roecker, nënkryetar për Sigurinë e Materialeve Bërthamore në Iniciativën e Kërcënimit Bërthamor, i tha CNN se një sulm ndaj centralit të Bushehrit “do të rezultonte në shpërndarjen e një sasie të madhe rrezatimi”.

Likhachev, drejtori ekzekutiv i Rosatom, tha se një sulm ndaj uzinës do të ishte “përtej çdo të keqeje”. Ai tha se dhjetëra specialistë rusë të punësuar në uzinë janë evakuuar, raportoi RIA.

Në një konferencë për shtyp, Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së jashtme të Rusisë, tha se Kremlini është “veçanërisht i shqetësuar për sigurinë e termocentralit bërthamor Bushehr, i cili punëson specialistë rusë”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI