Flash

Ergys Agasit iu morën dy telefona, pse e quajti Ahmetaj "koordinator të krimit"

Lapsi.al 19 June 2025
Ergys Agasit iu morën dy telefona, pse e quajti Ahmetaj "koordinator

Për verifikimin e Ergys Agasit, agjentët e BKH të urdhëruar nga SPAK kanë kontrolluar të paktën 4 objekte, ku ai jeton dhe ushtron aktivitetin e biznesit

Përgjatë gjithë fazës së kontrolleve, Ergys Agasi, ka qenë prezent e bashkë me të dhe një avokat mbrojtës.

Gjatë kontrollit të vilës së Agasit në Durrës, janë sekuestruar dokumente, 2 aparate telefoni, lap-top e sende të tjera që BKH-ja ka vlerësuar se mund ti shërbejnë hetimit.

Kontrollet janë kryer në funksion të hetimeve për kontrabandën e cigareve me përfitime disa miliona euro që u godit disa javë më parë.

Ergys Agasi, eminenca gri e Ramës: Nga lidhjet me bandat te fitimet në biznes

Ergys Agasi është një personazh kontrovers që është përfolur për lidhjet e tij të drejtpërdrejta me kryeministrin Edi Rama, ndërsa në korridoret e administratës njihet për ndikimin e tij të fortë në disa dikastere. Një shpjegim për këtë marrëdhënie të privilegjuar me kryeministrin Rama dhe përfitimet që pasojnë e ka dhënë ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, që e quan Ergys Agasin një ndërmjetës mes bandave kriminale dhe kryeministrit Edi Rama.

“Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre ndërtim në Shqipëri. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin.

Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve” – tha Ahmetaj gjatë një prononcimi për emisionin Report në Rai 3.

Rai 3 raportoi se Ergys Agasi është një biznesmen nga Durrësi, djali i ish-deputetit socialist Bardh Agasi, përveç të tjerash pronar i një kompanie që prodhon cigare dhe që merret me logjistikë. Nuk ka qenë kurrë i dënuar apo i hetuar për lidhje me mafian shqiptare, por shpesh mediat kanë folur për lidhje të tij me anëtarë të grupeve kriminale si për shembull narkotrafikantin Xhevdet Troplini.

“Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias” – tregoi Ahmetaj në rrëfimin për RAI3. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI