Flash

BKH kontrolle në banesën dhe bizneset e Ergys Agasit

Lapsi.al 19 June 2025
BKH kontrolle në banesën dhe bizneset e Ergys Agasit

Dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit kanë ushtruar në mëngjes kontrolle në banesën dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit.

Vendimi ishte dhënë nga GJKKO.

Agjentët e BKH-së të urdhëruar nga prokurorët e SPAK, kanë kryer sot kontrollin e banesës në Durrës dhe Tiranë si dhe vendeve të biznesit që zotërohet nga biznesmeni, Ergys Agasi, në total katër lokacione.

Prokurori Bledar Maksuti ka urdhëruar kontrolle në disa objekte e biznese të Ergys Agasit apo personave të lidhur me të.

Burimet konfirmuan gjithashtu se nuk ka masa sigurie, por vetëm kontrolle në këto pika.

Kontrollet janë në kuadër të një procedimi tjetër penal, ku janë konstatuar gjatë hetimeve elemente që krijojnë dyshime për aktivitet të paligjshëm.

Lexo më tej: Ergys Agasi, eminenca gri e Ramës: Nga lidhjet me bandat te fitimet në biznes 

Ende nuk dihet me saktësi se për çfarë hetimi bëhet fjalë për çështjen e kontrabandës së cigareve, lidhjen me drejtuesit e klanit “Troplini” apo korrupsionin zgjedhor, por gjatë ditës së sotme BKH është vënë në zbatim të një vendimi gjykate.

Ende e paqartë mbeten informacionet për këtë rast për shkak se dhe SPAK po qëndron tepër hermetik. Ndërkohë burimet shpjegojnë se janë sekuestruar 2 automjete.

Vlen të shtohet se ka qenë ish-zëvendëkryeministri Arben Ahmetaj që e ka akuzuar Agasin si kordinatorin e krimit për llogari të Edi Ramës dhe si njeri shumë të afërt me të.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI