Flash

Alibej: Atentati në Bradashesh për 530 kg kokainë, u lidhëm me Dritan Gjikën

Lapsi.al 17 June 2025
Alibej: Atentati në Bradashesh për 530 kg kokainë, u lidhëm

Erion Alibej ka treguar arsyen e vërtetë që sipas tij çoi në vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Elbasanit, ku mbetën viktima vëllai i tij Endrit Alibej, xhaxhai Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Erdanai. Sipas Alibejt shkak për vrasjen e porositur nga vëllezërit Çopja që qëndrojnë në Dubai është një ngarkesë prej 530 kg kokainë që po dërgohej në një port të Turqisë dhe që do ta fuqizonte së tepërmi familjen e tij, që kishte arritur deri tek Dritan Gjika, personazh i njohur në trafikun e kokainës nga Ekuadori. Por ngarkesa e kokainës nuk u mor kurrë, pasi Çopjat porositën skuadrën e Talo Çelës dhe kryen ekzekutimin duke ndërprerë në mes trafikun.

"Unë dhe Endriti kishim nisur një marrveshje biznesi. Me drogë normalisht, por nuk kemi qënë përzier kurrë me vrasje. Kemi pasur njeriun më të rëndësishëm, u lidhëm me Dritan Gjikën. Endriti dhe shtetasi turk që u vra mik i familjes tonë kishin nisur një ngarkesë prej 530 kg kokainë për në Turqi. Kishim investuar gjithçka aty.

Ekzekutimi i familjes time. Këta njerëz kishin përgjegjësinë e nxjerrjes nga porti i Mersinit. Ngarkesa u sekuestrua dhe nuk u arrit të nxirrej se m’u vra vëllai dhe turku miku ynë. Ngarkesa arriti rreth dy javë pas vrasjes. Kjo ka qenë për të na nxjerrë jashtë loje ketë interes e kanë pasur shumë. Më shkatërruan edhe nga ana ekonomike. Shkova deri për bukën e gojës. Por unë e nxirrja veten sikur kisha shumë lekë, por ndërkohë nuk kisha asgjë. Me dy shokë që kisha lidhja një punë në Angli kam punuar shumë me kokainë u përmenda në të gjithë Londrën. Më dhanë mundësi pune atje. Gjithcka që fitoja, i shkriva gjithcka. U merrja me sigurinë time dhe me planet. Nga shpija i bëja punët me telelfon. Ka shumë njerëz që me kanë mbet miliona euro borxh. Është shpifje se Copjat thonë që u bë gol nga Endriti për 50 kg. Ata bënë shumë lekë me këtë ngjarje" tregoi Alibej.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI