Flash

VIDEO VIRALE/ Plas debati për gotën me ujë në stacionin hapësinor kinez

Lapsi.al 16 June 2025
VIDEO VIRALE/ Plas debati për gotën me ujë në stacionin

Teoricienët e konspiracionit janë të fiksuar me idenë se njerëzit nuk e kanë lënë kurrë planetin për të fluturuar në hapësirë. Tashmë ata janë duke shpërndarë kapur një video të re e të çuditshme që tregon një gotë me ujë në Stacionin Hapësinor Tiangong të Kinës.

Në video, një gotë e hapur me ujë duket se qëndron e paprekur mbi një tavolinë pavarësisht mjedisit pa gravitet. Video i ka tërbuar teoricienët e konspiracionit pyesin se si kjo gotë e thjeshtë “i bindet” forcës së gravitetit.

Dyshimet rrjedhin nga fakti se videot e bëra zakonisht në hapësirë tregojnë ujë që noton lirshëm në ajër dhe jo brenda enëve. Kjo i ka bërë shumë njerëz të supozojnë se uji nuk mund të qëndrojë brenda një ene të hapur jashtë tërheqjes gravitacionale të Tokës.

Conspiracy theories have ignited after a video showed an open glass of water sitting on a table aboard the Chinese Tiangong Space Station

"Më quani të çmendur, por nëse do të orbitoja Tokën me 17,500 mph në Gravitet Zero i rrethuar nga kompjuterë kompleksë... ndoshta nuk do të rrezikoja të fshihja një gotë me ujë mbi tavolinë." – shkruan njëri prej këtyre teoricienëve.

As this demonstration shows, water won't escape from the glass even if the container is disturbed

Pavarësisht histerisë së përhapur, ekziston një shpjegim i thjeshtë për gotën me ujë. Jordan Bimm, një studiues dhe historian hapësinor në Universitetin e Çikagos, i tha AP: "Molekulat e ujit pëlqejnë të ngjiten në gotë dhe gjithashtu në molekulat e tjera të ujit më shumë sesa të shpërndahen në ajër. Pra, nëse nuk ka forcë të jashtme, uji mbetet në "grumbullime" në mjedisin pa peshë, dhe në këtë rast brenda gotës" – tha ai.

“Uji është i përbërë nga atome hidrogjeni paksa pozitive dhe atome oksigjeni paksa negative, të cilat tërhiqen drejt njëri-tjetrit si skajet e kundërta të një magneti. Kjo i jep ujit një tension shumë të fortë sipërfaqësor që e bën atë të ngjitet në një sipërfaqe dhe të mbajë formën e tij pavarësisht forcave të jashtme” – tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI