Flash

Berisha në Kongresin e PPE në Valencia: Koha e Edi Ramës ka përfunduar

Lapsi.al 29 April 2025
Berisha në Kongresin e PPE në Valencia: Koha e Edi Ramës ka

"Koha e Edi Ramës ka përfunduar". Kështu deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Valencia, ku po merr pjesë në Kongresin Elektoral të Partisë Popullore Europiane (PPE).

Sipas Berishës, opozita shqiptare edhe pse është në një sulm frontal ka tashmë një zë të fuqishëm në kancelaritë më të rëndësishme të Europës dhe SHBA-së.

“Ajo kohë ka përfunduar. Tani zëri i opozitës ushton fuqishëm në të gjitha kancelaritë e mëdha të Europës, por në fakt dhe në Shtetet e Bashkuara. Të themi të vërtetën. Në kuptimin e asaj se sot opozita interesat dhe kauzat e saj, kanë për avokat, avokatin më të fuqishëm aktual të SHBA dhe kjo ka tmerruar Edi Ramën dhe vasalët, do të thosha, megafonët e tij, të cilët nuk dinë çfarë flasin për një kontratë, që synon jo vetëm mbështetjen e kauzave të sotme, por dhe të atyre të qeverisjes së PD dhe opozitës” - tha Berisha.

Sipas Berishës. fjalimi i tij para mbi 2000 zyrtarëve të lartë të qendrës së djathtë europiane shërbeu si një paraqitje e drejtpërdrejtë e realitetit të "narkoshtetit" shqiptar. Ai theksoi se mesazhet e tij u mbështetën nga liderë politikë europianë, përfshirë edhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Berisha deklaroi se Partia Demokratike dhe forcat opozitare janë të gatshme të marrin drejtimin e vendit pas zgjedhjeve të 11 majit dhe të plotësojë kushtet për integrimin në BE.

“Opozita në qeveri pas 11 majit, do të jetë lokomotivë kryesore e integrimit të vendit për në BE. Dhashë garanci të plota se Partia Demokratike dhe forcat opozitare kanë qëllim kryesor të zëvendësojnë, narkoshtetin me shtetin e të drejtës, ekonominë e drogës me ekonominë e lirë të tregut dhe funksionale dhe të plotësojnë të gjitha kushtet, kriteret sociale të domosdoshme që Shqipëria të progresojë drejt BE-së” - tha Berisha.

Ai theksoi rikthimin e plotë të PD-së në komunikim me PPE dhe me aleatë ndërkombëtarë, duke përmendur mbështetjen që partia ka marrë edhe nga qendra Ndërkombëtare Demokrate.

Sipas tij, kjo mbështetje ka “tmerruar Edi Ramën dhe megafonët e tij”, ndërsa opozita është në një “sulm të plotë, total, frontal” për të mbrojtur votën e lirë dhe për të larguar regjimin aktual.

Berisha e cilësoi pjesëmarrjen në kongres si një moment kthese për opozitën, duke e quajtur “autopsi publike të narkoshtetit të Edi Ramës” dhe një hap të madh drejt rikthimit të PD-së në pushtet dhe në skenën ndërkombëtare. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI