Flash

Del FOTO e sherrit te zyrat e PSD/ Autori shkoi me αrmë në dorë bashkë me djalin

Lapsi.al 29 April 2025
Del FOTO e sherrit te zyrat e PSD/ Autori shkoi me αrmë në

Publikohet një foto e njeriut që hyri me αrmë në dorë në ambjentet e zyrës së PSD në zonën e "Ali Demit" në Tiranë këtë të martë. Gazetari i Ora News Elton Qyno, ka publikuar foton ku duket qartë personi i shpallur në kërkim Arjan Talhellari, i cili shfaqet me një αutomatik të zi në duar.

Autori mban të veshur një kapele dhe bluzë të bardhë, ndërsa në duar duket qartë që mban në duar një automatik "Skorpions" të zi. Personi tashmë është shpallur në kërkim së bashku me djalin e tij, Lorenco Talhellari.

Shkak i konfliktit mësohet se është bërë Lorenco Talhellari me një person tjetër, ku si motiv sipas burimeve të policisë ishte sheri për bastet sportive. Në ndihmë të djalit ka shkuar babai i tij, Arjani, i cili është shfaqur me një armë në dorë që në dukjet shihet si automatik "Skorpions".

EKSKLUZIVE/ Sherri tek PSD, ja autori me "Skorpions" të zi

Arjan Talhellari nuk ka mundur të bëjë qitje, pasi në përpjekje për të realizuar një veprim të tillë ai i kanë rënë plumbat në tokë. Më tej policia sqaron se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.

Sipas policisë nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë gjetur dy fishekë. Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa policia ka shpallur në kërkim shtetasit Arjan Telhallari dhe djalin e tij, Lorenco Telhallari. Mësohet se këta të fundit kanë shkuar në zyrat e PSD dhe janë konfliktuar me persona që ishin të pranishëm atje. /Ora News

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI