Flash

“U lodha duke pritur, ajo kërkonte djem të tjerë”- Letra e të riut që vrau Ilarian

Lapsi.al 29 April 2025
“U lodha duke pritur, ajo kërkonte djem të tjerë”-

Vrasja e 24-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, në Romë, ka shokuar jo vetëm familjen dhe miqtë e saj, por edhe gjithë opinioni publik shqiptar dhe atë italian. Krimi, që ndodhi në banesën e ish-të dashurit të saj, Mark Samson, ka lënë pas një mori pyetjesh dhe dyshimesh. I akuzuar për vrasje me dashje dhe fshehje të kufomës, Samson ka dhënë detaje tronditëse mbi ngjarjet që çuan në këtë tragjedi.

Në një letër drejtuar prokurorëve që po hetojnë ngjarjen, Mark Samson ka zbuluar versionin e tij të ngjarjeve që çuan në vrasjen e Ilaria Sulës. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 marsit, kur ata kishin diskutuar gjatë mbi marrëdhënien e tyre, një temë që, sipas tij, e kishte shqetësuar shumë.

“Po bëhej vonë, kështu që ajo më pyeti nëse mund të qëndronte natën në shtëpinë time. I dhashë disa pizhame që të flinte rehat. U shtrimë në shtratin tim dhe filluam të flasim për gjërat e mira që kishim përjetuar së bashku, përvojat, udhëtimet dhe nofkat që i vinim njëri-tjetrit. ‘Amore’, ‘tesoro’, ‘vita’, pastaj kaluam te fjalët shqipe ‘shpirt’, ‘zemra ime’ dhe ato filipinase ‘bebe ko’, ‘mahal’, ‘asawa’”, shkruan ai në letër, duke përshkruar një atmosferë të ngrohtë e intime mes tyre.

Gjthashtu ai shtoi se ishte i lodhur nga pritja për t’u rikthyer me 24-vjeçaren shqiptare, e cila sipas tij kishte nisur njohje dhe me djem të tjerë.

“Nga ora 22:15 e 25 marsit deri në mesnatë folëm për marrëdhënien tonë, për faktin se më shqetësonte dhe isha lodhur duke pritur dhe ndërkohë ajo kërkonte njerëz të tjerë për t’u lidhur”, shkroi 23-vjeçari

Por pas kësaj, situata ka marrë një kthesë dramatike dhe fatale. Sipas hetimeve të deritanishme, pas disa minutash bisedë, Mark Samson ka goditur me thikë Ilaria Sula, duke e lënë të vdekur. Duket se ngjarja ka ndodhur në një moment tensioni mes dy të rinjve, megjithatë detajet për motivin dhe rrethanat e vrasjes mbeten ende të paqarta.

Pas vrasjes, Mark Samson ka treguar se u përpoq të fshihte gjurmët e krimit. Ai ka marrë trupin e pajetë të Ilarias dhe e ka futur në një valixhe, për ta hedhur më pas në një shkëmb në zonën e Capranica Prenestina, një vend malor jashtë Romës. Ai ka rrëfyer se, pasi e ngriti valixhen dhe e vendosi në bagazhin e makinës, ka ndaluar për të blerë cigare dhe një çakmak në një dyqan, duke vepruar në mënyrë të ftohtë dhe cinike.

Ngjarja është zbuluar pas hetimeve të policisë dhe të dhënave që janë siguruar nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitarët. Trupi i pajetë i Ilarias është gjetur më vonë dhe është dërguar për ekzaminime mjeko-ligjore për të konfirmuar shkakun e vdekjes dhe momentin e vrasjes.

Nëna e Mark Samson po hetohet gjithashtu për bashkëpunim në fshehjen e kufomës, pasi dyshohet se ka ndihmuar të birin në përpjekjet për të mbuluar krimin. Hetimet janë ende në vazhdim, ndërsa prokuroria ka nisur një sërë hetimesh për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të vërtetuar motivin që qëndron pas këtij akti të tmerrshëm.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI