Flash

Zbulimi suedez/ Kanceri i prostatës mund të diagnostikohet me një test urine

Lapsi.al 28 April 2025
Zbulimi suedez/ Kanceri i prostatës mund të diagnostikohet me një

Një test i thjeshtë i urinës, pa dhimbje, joinvaziv dhe që mund të bëhet në shtëpi, mund të diagnostikojë më herët kancerin e prostatës me saktësi jashtëzakonisht të lartë, madje më të madhe se analiza e gjakut që përdoret aktualisht. Ky zbulim i fundit ka hapur mundësinë e identifikimit të kancerit në fazat e hershme, duke përmirësuar rezultatin e trajtimeve për atë që është një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjes për meshkujt.

Rezultati është për shkak të kombinimit të inteligjencës artificiale dhe analizës gjenetike, e cila ka lejuar identifikimin e treguesve të rinj të sëmundjes në studimin e publikuar në revistën “Cancer Research” nga një grup kërkimor i udhëhequr nga Instituti Suedez Karolinska. Duke analizuar aktivitetin e gjeneve në mijëra qeliza nga tumoret e prostatës, studiuesit ishin në gjendje të krijonin modele dixhitale të këtij tumori, të cilat më pas u studiuan me algoritme AI për të identifikuar proteinat që mund të përdoren si biomarkera.

Në fund, gjurmët molekulare të gjetura u kërkuan në mostrat e marra nga tumoret, në gjakun dhe në urinën e pothuajse 2 mijë pacientëve. Disa nga bio-gjurmët e pranishme në urinë janë provuar të jenë më të besueshëm, jo vetëm në zbulimin e pranisë së kancerit, por edhe fazën e tij.

"Ka shumë përparësi për matjen e biomarkerëve në urinë" - thotë Mikael Benson, koordinator i hulumtimit. "Është një test joinvaziv dhe pa dhimbje, dhe kampioni mund të analizohet me metoda rutinë në laboratorët klinikë. Biomarkues të rinj, më të saktë mund të çojnë në diagnozë më të hershme dhe prognozë më të mirë për meshkujt me kancer të prostatës. Ata gjithashtu mund të zvogëlojnë numrin e biopsive të panevojshme të prostatës tek meshkujt e shëndetshëm", - shton studiuesi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI