Flash

Protestë kundër kullës së re te shkolla Emin Duraku

Lapsi.al 25 April 2025
Protestë kundër kullës së re te shkolla Emin Duraku

Mes apatisë dhe nënshtrimit të përgjithshëm janë të rralla rastet kur komuniteti organizohet pë të mbrojtur hapsirën dhe të drejtat e tij. Kjo ka ndodhur me banorët  e tre pallateve pranë shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në ish-Bllok të cilët kanë organizuar këtë të enjte një protestë kundër projektit të ndërtimit të një kulle 16-katëshe. Ata bashkë me prindrit e nxënësve të kësaj shkolle kundershtuan ngritjen e kullës së e 12 për të cilën eshtë dhënë leje në këtë zonë.

Projekti është konceptuar nga studioja e arkitekturës “Focus Architecture” dhe po zhvillohet nga “A&E Develipment” e sipërmarrësve Gentian Parruca dhe Fatjon Alliu që kanë lidhje me një ish ministre socialiste. Ai parashikon katër kate nëntokë dhe një total prej rreth 10 mijë metra katrorë ndërtim që ngrihet deri në 57.24 metra lartësi.

Ndërtesa shfrytëzon 980 metra katrorë truall, që deri pak javë më parë përdorej si parking privat duke kufizuar më tej hapësirën mes tre pallateve ekzistuese dhe shkollës.

Afërsia e ndërtimit me mjediset e shkollës përbën shqetësim për protestuesit pasi mund të vihet në rrezik jeta e nxënësve dhe gjithashtu të dëmtohet cilësia e mësimdhënies nga zhurma dhe rritja e ndjeshme e ndotjes.

Këtë shqetësim banorët thanë se ia kanë përcjellë edhe ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu si dhe kryeministrit Edi Rama, ky i fundit si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, është ai që i mundësoi kompanisë “A&E Development” lejen më 29 maj 2024.

“Ky projekt ka marrë miratim në mënyrë të pazakontë, ndërkohë që kërkesa të ngjashme për të njëjtin truall, janë refuzuar më parë pikërisht për shkak të afërsisë me shkollën dhe tre pallatet përreth” citohet në një letër publike të drejtuar nga banorët.

Nisur nga kjo ata kërkojnë ndërprerjen e punimeve, verifikimin ligjor të projektit, anulimin e lejes së ndërtimit si dhe hetim administrativ e penal për palët e përfshira në miratimin e lejes.

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI