Flash

Dialogu, Kaja Kallas vizitë në maj në Prishtinë e Beograd

Lapsi.al 14 April 2025
Dialogu, Kaja Kallas vizitë në maj në Prishtinë e Beograd

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet i bllokuar, ndërkohë që shefja e re e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar një vizitë të rëndësishme në rajon muajin e ardhshëm.

Kallas njoftoi se gjatë majit do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për të dhënë mesazhin e qartë të BE-së: dialogu për normalizimin e marrëdhënieve duhet të rifillojë me angazhim serioz nga të dyja palët. Ajo theksoi se përkushtimi i saj ndaj këtij procesi është i plotë dhe se vizita do të shënojë fillimin e një faze të re pas ngecjes që ka karakterizuar vitet e fundit.

“Është e qartë se normalizimi i marrëdhënieve është thelbësor për stabilitetin e rajonit dhe për integrimin evropian të të dy vendeve,” u shpreh Kallas pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së.

Ajo njoftoi gjithashtu se BE-ja ka emëruar një përfaqësues të ri special për dialogun Kosovë-Serbi, për të dhënë një impuls të ri procesit që është zvarritur për një kohë të gjatë.

Në të njëjtën konferencë për shtyp, Kallas paralajmëroi politikanët e rajonit që të mos marrin pjesë në ceremonitë e 9 majit në Moskë, të organizuara nga Kremlini. Sipas saj, çdo pjesëmarrje në aktivitete të tilla do të shihet me shqetësim nga BE-ja, veçanërisht në një kohë kur Brukseli përpiqet të ruajë unitetin përballë agresionit rus në Ukrainë.

“Mesazhi ynë është shumë i qartë: nuk duam që ndonjë vend kandidat të jetë pjesë e festimeve në Moskë,” tha Kallas.

Takimi i ministrave të jashtëm të BE-së nxori në pah shqetësimin e përbashkët për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnjë e Hercegovinë, ku veprimet e liderit serb të entitetit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, janë në qendër të vëmendjes.

Megjithatë, vendet anëtare nuk kanë arritur konsensus as për vendosjen e sanksioneve ndaj Dodikut, e as për heqjen e masave ndaj Kosovës. Ish-shefi i diplomacisë së BE-së kishte rekomanduar heqjen e këtyre masave që në qershor të vitit të kaluar, por blloku vazhdon të mbetet i ndarë për këtë çështje.

Kaja Kallas theksoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet për BE-në dhe se avancimi i procesit të zgjerimit është i domosdoshëm për të ruajtur besueshmërinë e Brukselit.

“Bashkimi Evropian ka nevojë për histori suksesi,” tha ajo, duke nënkuptuar se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi dhe stabiliteti rajonal do të ishin dëshmi e suksesit të politikës së jashtme evropiane.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI