Flash

Tërhiqen nga gara dy kandidatë të PSD në Lezhë

Lapsi.al 14 April 2025
Tërhiqen nga gara dy kandidatë të PSD në Lezhë

Dy kandidatë për deputetë të Partisë Socialdemokrate në Lezhë, Leonard Trokthi dhe Etmond Stojani kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Dy kandidatët e listës së hapur të partisë së Doshit kanë dorëzuar në KQZ dorëheqjet e tyre.

“Për shkak të pamundësisë aktuale për t’u angazhuar në fushatë zgjedhore, paraqes dorëheqjen e parevokueshme nga kandidimi”, shkruhet në tekstin e dokumentit të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga secili prej tyre.

Leonard Trokthi dhe Etmond Stojani ishin 2 nga 7 kandidatët e listës së hapur të PSD-së në Lezhë. Pavarësisht dorëheqjes, emrat e tyre do të vijojnë të mbeten në fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 11 majit në këtë qark. Dokumentat më poshtë:

Të këshilluara

Zbardhet dëshmia e Jozit në polici

Është zbardhur dëshmia e dhënë në Polici e 29-vjeçarit Jozefin Marku, i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr.6 në kryeqytet, pas dhunës së usht...

20:40

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI