Flash

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe Hashim Thaçin, por i kishte zbuluar

Lapsi.al 26 March 2025
Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe Hashim

Një bisedë e kryeministrit Albin Kurti me dy komedianë rusë, ka nisur të shkaktojë reagime të mëdha.

Kurti ra pre e një shakaje të komedianëve rusë, duke menduar se po flet me kryeministrin e Letonisë.

Shakanë e njëjtë kishin pretenduar t’ia bëjnë edhe Hashim Thaçit.

Mirëpo, Thaçi në atë kohë, kishte thënë se i kishte zbuluar.

“Mashtruesit kanë pretenduar të depërtojnë edhe në zyrën time, mirëpo ka pasur kujdes maksimal prej institucioneve këtu, sepse unë nuk mund të flasë me dikë ma qenë paraprakisht i informuar pa i njohur temat që mund ti flasë dhe pastaj pa u lidhur të dy kabinetet të presidentit të Kosovës me autoritetin që dëshiron të flasë.

Ka qenë para shtatë-tetë muajsh kjo përpjekje e tyre për të biseduar me mua si president i Kosovës, falënderoj kabinetin që janë treguar të kujdesshëm dhe e kanë preventuar këtë mundësi të një komunikimit të drejtpërdrejtë të këtyre dy mashtruesve në emër të ish-presidentit Petro Poroshenko”, deklaroi Thaçi.

Reagimi i Thaçit kishte ardhur pasi pre e të njëjtë situatë, kishte rënë edhe Zoran Zaev ku ishte përmendur Thaçi. (Nacionale)

Të këshilluara

Berisha sfidon Ramën në debat televiziv

Kryetari i PD, Sali Berisha ftoi kryeministrin Edi Rama në debat televiziv. Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, Berisha tha se Rama është fshehur dhe nuk...

14:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI