Flash

Rama mburret me Altin Dumanin dhe arrestimin e ish-bashkëpunëtorëve

Lapsi.al 26 March 2025
Rama mburret me Altin Dumanin dhe arrestimin e

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të kthejë në slogan elektoral luftën kundër pandëshkueshmërisë, duke u shfaqur në Shkodër përpara të rinjve socialistë me mesazhe për drejtësinë e re dhe standardet evropiane. Por, ndërsa flet për “shpatën e drejtësisë” dhe për “njerëz me pushtet që thirren për të dhënë llogari”, Rama bën fushatë me emra që deri dje kanë qenë bashkëpunëtorët më të afërt të tij – dhe sot janë të arrestuar nga SPAK.

“Thembra e Akilit për shqiptarët ka qenë mungesa e barazisë para ligjit,” tha ai, duke shtuar: “Për herë të parë po shohim njerëz të fuqishëm të lidhur me pushtetin politik. Po thirren e po ju kërkohen llogari para një drejtësie që nuk kontrollohet nga pushteti politik.”

Me këtë fjali, Rama i referohet ish-ministrave, ish-kryebashkiakëve dhe drejtorëve të akuzuar për korrupsion, që më parë kanë qenë pjesë e qeverive të tij – një realitet që e injoroi gjatë viteve të sundimit të tyre, dhe që sot e përdor si dëshmi të “rilindjes morale”.

“Ne sot kemi pushtetin, e kemi bërë dorëzimin e shpatës së ndëshkimit që normalisht është në duart e drejtësisë dhe nuk është asnjëherë në duart e pushtetit në një demokraci,” deklaroi ai.

Kryeministri e krahasoi veten me një revolucionar që ka çliruar drejtësinë nga politika:

“Shpata ishte te zyra ime, para se të isha unë, shpata ishte te zyra e atij tjetrit, deri në 1912. Drejtësia ishte komplet nën urdhërat e pushtetit politik”-tha ai.

Duke folur për figurën e Altin Dumanit, kreun e SPAK-ut, Rama theksoi se asnjë prej të rinjve nuk kishte dëgjuar më parë për të:

“Altin Dumani po t’ju them unë, të gjithë e njihni. Altin Dumani ka 20 vjet prokuror, kishit dëgjuar për të? A kishit dëgjuar ndonjëherë për ndonjë ministër me pushtet që shkonte në prokurori të jepte llogari, të dënohej apo të arratisej? As ju s’keni parë, as prindërit tuaj dhe as gjyshërit.” u shpreh ai.

Ironikisht, shumica e atyre që “japin llogari” sot, janë të njëjtët që Rama i ka pasur në krah në mbledhje qeverie, në fushata, dhe në ndarjen e PPP-ve. Një pjesë janë ende në listat e Partisë Socialiste si kandidatë, të tjerë janë zëvendësuar me “Lali të rinj”.

Të këshilluara

Berisha sfidon Ramën në debat televiziv

Kryetari i PD, Sali Berisha ftoi kryeministrin Edi Rama në debat televiziv. Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, Berisha tha se Rama është fshehur dhe nuk...

14:29

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI