Flash

Bulku zbulon planin e Sylvinho: Arsyeja pse luan Uzuni ndaj Anglisë

Lapsi.al 21 March 2025
Bulku zbulon planin e Sylvinho: Arsyeja pse luan Uzuni ndaj Anglisë

Zv.trajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli nga “Uembli” në prag të duelit ndaj Anglisë. Në prononcimin e dhënë ish-mesfushori kuqezi, ndër të tjera zbuloi:

“Të gjithë e dimë që kemi përballë një kundërshtarë shumë të fortë si Anglinë. Jemi përgatitur për të përballuar sulmet nga minuta e parë. Do të vendosemi mirë dhe do të përpiqemi t’i kapim në vështirësi.

Nuk do të zbresim shumë poshtë, por kjo do të shikohet gjatë 90 minutave, se ka momente kur kundërshtari të detyron me kualitetet.

Uzuni është lojtar që vrapon shumë. Skuadra angleze do të mundohet që të jetë ajo në zotërim të topit. Me shpejtësinë e Uzunit kemi menduar t’i kapim në befasi.

Duhet të jemi të qetë, që në çdo moment të kemi mundësi për t’i goditur kundërshtarët. Dihen vlerat e Bellingham, Kejn dhe gjithë të tjerët. Jemi munduar të japim detyra specifike për Bellingham. Kërkon thellësinë mbas shpinës tonë, aty ku jemi munduar të ketë një dublazh.

Brojës i mungojnë minutat. Mezi pret të zbresë në fushë, ka gjendje të mirë, mund të ketë minutat e tij për të treguar vlerat. Mungesa e ndeshjeve është evident”, - u shpreh Bulku.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI