Flash

PAMJET/ 20 mijë shqiptarë mbushin stadiumin "Wembley" për kombëtaren

Lapsi.al 21 March 2025
PAMJET/ 20 mijë shqiptarë mbushin stadiumin "Wembley"
Vetëm pak minuta na ndajnë nga starti i ndeshjes së parë Kualifikuese të Botërorit 2026, mes Anglisë dhe Shqipërisë. Tifozët shqiptarë kanë mbushur stadiumin e Wembleyt, me mbi 20 mijë kuqezinj që priten në mitikun anglez. TCH ka publikuar pamje nga brenda stadiumit dhe atmosferën e krijuar nga tifozët shqiptarë në Wembley. Shqiptarët e nisën herët atmosferën e tyre në rrugët e Londrës. Me daulle, këngë e valle, ashtu siç e do tradita, tifozët shqiptarë po e përgatisin këtë takim me festë. Kësaj feste i janë bashkuar gjithashtu dhe vetë anglezët, me disa prej tyre që janë futur në valle, duke kërcyer së bashku me shqiptarët, ku atmosfera festive nuk kishte fund.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI