Flash

Tyga në një romancë dashurie me aktoren

Lapsi.al 5 March 2025
Tyga në një romancë dashurie me aktoren

Reperi Tyga dhe Madelaine Petsch janë në bjë romancë dashurie.

Burime pranë dyshws thanë për TMZ se lidhja është në fillimet e saj, por ata prej disa kohësh janë miq të ngushtë.

 

Burimi zbuloi se Petsch dhe Tyga filluan ta shihnin njëri-tjetrin në mënyrë romantike rreth një muaj më parë.

Ata nxitën aludimet për një romancë pasi u panë duke kaluar kohë së bashku në dy javët e fundit. Reperi dhe aktorja morën pjesë në një ndeshje basketbolli. Ata panë Los Angeles Lakers të përballen me Charlotte Hornets në Crypto.com Arena.

Më pas u shfaqën së bashku në festën Vanity Fair dhe Instagram’s Vanities: A Night for Young Hollywood në Bar Marmont në West Hollywood, Kaliforni. Edhe pse gjatë gjithë mbrëmjes janë fotografuar bashkë, ata kanë kaluar veçmas në tapetin e kuq të eventit.

Tyga ishte në lidhje më parë me Avril Lavigne në vitin 2023, duke u ndarë pas vetëm katër muajsh. Në atë kohë, TMZ raportoi se të dy kishin marrë vendimin reciprok për të shkuar në rrugët e tyre të ndara, duke pretenduar se nuk ka mëri mes tyre.

 

Të këshilluara

G Bani reagon pas daljes nga BBVA

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4, G Bani ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe sqaroi sit...

15:44

Jay Z akuzon reperen për mashtrim

Jay-Z ka paditur reperen dhe avokatin e saj, Tony Buzbee, në një gjykatë në Alabama, duke pretenduar se ata komplotuan për ta akuzuar atë në mënyrë të rreme për...

20:49

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI