Flash

G Bani reagon pas daljes nga BBVA

Lapsi.al 5 March 2025
G Bani reagon pas daljes nga BBVA

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4, G Bani ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe sqaroi situatën s djeshme.

Teksa ishte në reality show, ai mori një lajm lidhur me shëndetin e të atit. Fillimisht, artisti dyshoi në vërtetësinë e lajmit, por pas daljes e kuptoi se gjithçka ishte reale.

Përmes mesazhit, G Bani theksoi se nuk do të publikojë foto apo momente të vështira për të “bindur” të tjerët, duke i lënë pas komentet dhe dyshimet.

“U falemnderit të gjithëve për fjalët e mira dhe përkrahjen. Jo, nuk asht rren'. Jam fut vetëm në BBVA4 jo me Babin, kshtu që nuk do postoj foto të tij në moment të vështirë për të bindur për të ngopur gezimin e hijenave e të korbave.

Nuk më asht besu deri sa kam fol me familjen. E besojnë apo jo disa lojtarë e shumë  komentues, edhe unë kam familje. Nuk kam dal nga ferra.

Të gjitha epitetet, kërcënimet dhe sharjet ua boj hallall të gjithëve. Të gjitha sa kanë ndodh aty, unë do i lej aty. Jetë të mbarë të gjithë banorëve, u rujt Zoti!, është shprehur ai në Instastory.

[caption id="attachment_984569" align="alignnone" width="182"] Screenshot[/caption]

 

Të këshilluara

Jay Z akuzon reperen për mashtrim

Jay-Z ka paditur reperen dhe avokatin e saj, Tony Buzbee, në një gjykatë në Alabama, duke pretenduar se ata komplotuan për ta akuzuar atë në mënyrë të rreme për...

20:49

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI