Flash

Pas fitores së Oscar, Zoe Saldaña kërkon falje për “Emilia Perez”

Lapsi.al 4 March 2025
Pas fitores së Oscar, Zoe Saldaña kërkon falje për

Zoe Saldaña e gjeti veten duke kërkuar falje për "Emilia Perez" - vetëm pak minuta pasi ajo fitoi Oscarin për aktoren më të mirë dytësore për rolin e saj në dramë.

Në dhomën e intervistave për shtyp, një gazetar i tha Saldaña, se filmi kishte qenë "i dëmshëm për ne meksikanët".

“Së pari, më vjen shumë, shumë keq që shumë meksikanë u ndjenë të ofenduar. Ky nuk ka qenë kurrë qëllimi ynë,” u përgjigj Saldaña, për Variety.

Aktorja e "Avatar" shtoi: "Unë nuk ndaj mendimin tuaj. Për mua, zemra e këtij filmi nuk ishte Meksika. Ne po bënim një film për miqësinë. Ne po bënim një film për katër gra.”

Filmi ndjek një mbret karteli meksikan (Karla Sofia Gascon) i cili shndërrohet në një grua, me ndihmën e një avokati (Saldaña).

Saldaña vazhdoi mbrojtjen e saj të filmit duke thënë se personazhet kryesore “mund të ishin rusë, mund të ishin domenikanë, mund të ishin të zinj nga Detroiti, mund të ishin nga Izraeli, mund të kishin qenë nga Gaza”.

Ajo shtoi, “Dhe këto gra janë ende gra shumë universale që po luftojnë çdo ditë, por përpiqen t'i mbijetojnë shtypjes sistematike dhe përpiqen të gjejnë zërat më autentikë.

Kështu që unë do t'i qëndroj kësaj, por gjithashtu jam gjithmonë e hapur për t'u ulur me të gjithë vëllezërit dhe motrat e mia meksikanë, me dashuri dhe respekt, [për të bërë] një bisedë të shkëlqyer se si 'Emilia Pérez' mund të ishte qenë projekt më i mirë. Unë i mirëpres mendimet tuaja.”

 

Të këshilluara

Oscar 2025: Lista e fituesve

Çmimet e Akademisë janë mbajtur në Los Angeles, ku Anora ka marrë më së shumti nderime, ndërsa Conclave, The Brutalist, Wicked dhe Emilia Pérez kanë marrë gjith...

08:26

Lista e fituesve të Brit Awards 2025

Charli XCX, Sam Fender, JADE dhe Ezra Collective ishin ndër fituesit e mëdhenj në Brit Awards të këtij viti, me Charli që mori çmimin kryesor për albumin e viti...

17:33

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI