Flash

Tyga dhe Madelaine Petsch në një romancë dashurie?

Lapsi.al 2 March 2025
Tyga dhe Madelaine Petsch në një romancë dashurie?

Tyga dhe Madelaine Petsch kanë ndezur thashethemet për lidhje.

Dyshja janë parë duke kaluar kohë së bashku në dy javët e fundit. të mërkurën e kaluar, reperi dhe aktorja morën pjesë në një ndeshje basketbolli. Ata panë Los Angeles Lakers të përballen me Charlotte Hornets në Crypto.com Arena.

 

Më pas, të mërkurën e kësaj jave, ata u panë së bashku në festën Vanity Fair dhe Instagram's Vanities: A Night for Young Hollywood në Bar Marmont në West Hollywood, Kaliforni. Edhe pse gjatë gjithë mbrëmjes janë fotografuar bashkë, ata kanë kaluar veçmas në tapetin e kuq të eventit.

Tyga ishte në lidhje më parë me Avril Lavigne në vitin 2023, duke u ndarë pas vetëm katër muajsh. Në atë kohë, TMZ raportoi se të dy kishin marrë vendimin reciprok për të shkuar në rrugët e tyre të ndara, duke pretenduar se nuk ka mëri mes tyre.

Tyga – i cili gjithashtu ishte në lidhje me Kylie Jenner në vitet 2010 – ka një djalë, King Cairo, 12 vjeç, me Blac Chyna. Ndërkohë, Petsch ishte e  lidhur së fundmi me menaxherin e Halsey, Anthony Li. Para kësaj, ajo ishte në një lidhje trevjeçare me reperin Travis Mills.

Të këshilluara

Harrison Ford heq dorë nga Oscars 2025

Harrison Ford nuk do të shfaqet si prezantues në Oscar 2025 të dielën. Aktori i "Indiana Jones", hoqi dorë nga shfaqja të shtunën në mëngjes pasi u diagnosti...

10:59

Zbulohen detaje nga Oscars 2025

Çmimet e shumëpritura të 97 të Akademisë do të zhvillohen të dielën, më 2 mars, në Teatrin Dolby në Los Angeles. Për spektaklin e çmimeve të këtij viti, akto...

14:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI