Gafa e turpshme e Onana dhe Dorgu
Ipswich Town, një klub me histori të madhe, po lufton për mbijetesë dhe arriti të kalojë në avantazh menjëherë në Teatrin e Ëndrrave. Philogene shënoi një nga golat më të thjeshtë që mund të shënohen, falë një dhurate të pastër nga Dorgu dhe Onana, dy ish-lojtarë të Serie A, të cilët bënë një gafë të rëndë pas më pak se katër minutash lojë. Një top i gjatë i Ipswich kaloi mbi mesfushën, ish-mbrojtësi i Lecce, Dorgu, u përpoq ta kontrollonte dhe priti daljen e portierit Onana. Por në atë moment, danezi preku topin, duke e lënë kamerunasin të hutuar dhe të pavendosur. Philogene mbeti i vetëm dhe dërgoi topin në rrjetë pa asnjë problem. 1-0 për Ipswich me një gol të dhuruar. Një moment vërtet për t’u harruar për Dorgu e Onana. United arriti të përmbysë shpejt rezultatin, por më pas Dorgu e komplikoi edhe më shumë situatën, duke u ndëshkuar me karton të kuq para përfundimit të pjesës së parë.Ipswich have the opener inside four minutes at Old Trafford ?
Jaden Philogene taps it into the open net after a mix-up between Patrick Dorgu and Andre Onana #MUNIPS pic.twitter.com/rU0Z1WaPxl — Premier League (@premierleague) February 26, 2025