Flash

Pas komentit për Taylor Swift, Kanye West largohet nga X

Lapsi.al 10 February 2025
Pas komentit për Taylor Swift, Kanye West largohet nga X

Kanye West– i cili tërhoqi vëmendjen me postime raciste, antisemitike dhe mizogjene  në rrjetet sociale – nukka  më një llogari në platformën e Elon Musk.

Është e paqartë nëse kjo është bërë nga vetë West apo nëse llogaria e tij është hequr nga X pas thirrjeve masive nga përdoruesit e tronditur.

“Po dal nga Twitter. E vlerësoj Elon që më lejoi të shfryhem. Ishte si një udhëtim në Ayahuasca. Ju dua të gjithëve ju që më dhatë energjinë dhe vëmendjen tuaj. Mirëdita dhe natën e mirë”, tha reperi, 47 vjeç.

Momente para se të largohej nga platforma - ose të detyrohej ta linte atë - reperi i "Vultures" vuri në shënjestër Taylor Swift ndërsa këngëtarja mori pjesë në Super Bowl 2025 për të brohoritur për të dashurin e saj Travis Kelce.

Gjatë gjithë ndeshjes, 14-herë fituesja  Grammy-t u shfaq në Jumbotron – dhe madje pati reagime nga fansat e Eagles gjatë një momenti tashmë viral.

West, i cili prej vitesh ka vënë në shënjestër këngëtaren "Cruel Summer", shkoi në "X" gjatë shfaqjes së pjesës së parë të Kendrick Lamar, duke shkruar, "Pse e kanë lejuar Taylor Swift të shfaqet në TV dhe të këndoj një këngë për një person me ngjyrë.

Reperi, i cili ndan katër fëmijë me ish-bashkëshorten Kim Kardashian, vazhdoi të tërhiqte Lamar-in dhe botën e showbiz-it, duke shtuar, "KENDRICK po përdoret nga këta njerëz të bardhë dhe çifutët sikurse dhe unë.

Në prag të largimit të West nga platforma, reperi i "Jesus Walks" nisi rikthimin e tij jetëshkurtër në qendër të vëmendjes duke bërë një paraqitje në tapetin e kuq të Grammys së bashku me bashkëshorten Bianca Censori.

Dyshja bëri bujë pasi Censori, hoqi pallton e saj të leshit para nfotografëve për të zbuluar një fustan të tejdukshëm, pa të brendshme.

Më vonë atë ditë, Kanye zbuloi në një intervistë se ai u diagnostikua me autizëm pasi fillimisht mori një diagnozë të gabuar për çrregullimin bipolar. Ai gjithashtu zbuloi se ndaloi së marrë ilaçet e tij për çrregullimin bipolar.

Disa orë më vonë, Wereperist shkoi në X ku shprehu mbështetjen e tij për Sean "Diddy" Combs dhe Chris Brown - të cilët të dy janë përballur me akuza për abuzim seksual.

Postimet e West në platformë u bënë gjithnjë e më vulgare dhe shqetësuese, pasi ai pranoi se kishte "dominim" mbi gruan e tij dhe lavdëroi Adolf Hitlerin.

“Unë jam nazist”, vazhdoi ai, duke shtuar, “Unë e dua Hitlerin”. Më pas ai tërhoqi faljen e tij ndaj komunitetit hebre për komentet e së kaluarës antisemitike përpara se të lëshonte një mori komentesh të reja që synonin komunitetin.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI