Flash

Fabrizio Corona akuzon Chiara Ferragni: Ti e ke tradhëtuar Fedez

Lapsi.al 31 January 2025
Fabrizio Corona akuzon Chiara Ferragni: Ti e ke tradhëtuar Fedez

Fabrizio Corona ka reaguar ndaj deklaratës së Chiara Ferragni, e cila zbuloi tradhtinë  e ish- partnerit, reperit Fedez.

Përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, Corona ka deklaruar se edhe Chiara e ka tradhtuar Fedez.

“Ke qëndruar në heshtje gjatë gjithë këtyre viteve, jo sepse doje të ktheje faqe dhe të mos riktheje dhimbjen, jo sepse ke dy fëmijë që do të dëgjojnë gjithçka. Ka një vit që e vetmja gjë që i kërkon Federico-s është që të mund të tregosh fëmijët. Ti, që me fëmijët nuk rri kurrë. Fëmijët qëndrojnë me  dado që ti i paguan shtrenjtë.

Unë kam bërë një zgjedhje në jetën time, të bëj këtë profesion dhe askush nuk mund të më ndalojë. Ashtu siç askush nuk do të më ndalojë të publikoj pjesën e tretë të kësaj historie. Do të tregoj se sa "grua e përkryer" je, sa marrëzira ke treguar për 15 vjet, të gjitha detajet e rrethit tënd të ngushtë, bizneset e tua të pista dhe dashurinë e vërtetë që, megjithatë, e ke tradhtuar vazhdimisht. Le të fillojmë me një, ai që këndon në Sanremo këtë vit, Achille Lauro. A të kujtohet kur i ke pohuar Fedez-it se ke fjetur me të?”, shkroi Corona.

Të këshilluara

Akuza të reja ndaj Russell Brand

Aktet e dyshuara të ngacmimit seksual të Russell Brand ndërsa ai punonte në BBC janë zbuluar në një hetim të brendshëm të kryer nga transmetuesi. Të enjten, ...

19:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI