Flash

Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK

Lapsi.al 30 January 2025
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK
Xheneta Fetahu, ish-banore e Big Brother VIP Kosova, ka reaguar për herë të parë pas daljes nga reality- show. Përmes rrjetit të saj social, Instagram, Xheneta ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, por ka rrëfyer se ka nevojë për pak kohë për t’u përballur me gjithçka që ka ndodhur. “Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që më mbështetën gjatë gjithë kohës në Big Brother Kosova. E veçoj familjen time, shoqërinë time besnike dhe çdo individ që ka shprehur dashuri dhe kujdes për mua. Përkrahja juaj ka qenë një burim force dhe motivimi për të vazhduar. Dua gjithashtu të kërkoj ndjesë që ende nuk kam qenë e gatshme për intervista. Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie qe më ndryshoi jetën. Të kuptoni që kjo periudhë është e rëndësishme për mua. Për gazetarët, një apel për kujdes më të madh në përdorimin e fjalëve, sepse loja ka përfunduar dhe tani jam në jetën reale. Ju lutem, respektoni kufijtë dhe ruani integritetin e familjes sime, aman bile për ata të keni pak mëshirë kur e nxerni mllefin qe keni brenda. Faleminderit të gjithëve për mbështetje, mirëkuptim dhe dashuri! Tregoni edhe pak durim", ka shkruar ish- banorja.  
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Xheneta Fetahu (@xhennetafetahuu)

 

Të këshilluara

Akuza të reja ndaj Russell Brand

Aktet e dyshuara të ngacmimit seksual të Russell Brand ndërsa ai punonte në BBC janë zbuluar në një hetim të brendshëm të kryer nga transmetuesi. Të enjten, ...

19:45

Cameron Diaz largohet sërish nga Hollywood?

Cameron Diaz ka disa projekte, por është shumë herët për të thënë nëse rikthimi i saj i fundit në aktrim është i përhershëm. Aktorja, e cila u largua nga qen...

17:30

Arrestohet aktori i "Superman"

Tom Welling, më i njohur për portretizimin Superman në serialin televiziv "Smallville", u arrestua në Yreka, Kaliforni. Aktori 47-vjeçar u arrestua në parkin...

16:51

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI