Flash

PAMJE TE RENDA/ Edukatorja dhunοn fëmijët, prindi: Burri i saj më kërcënοn

Lapsi.al 23 January 2025
PAMJE TE RENDA/ Edukatorja dhunοn fëmijët, prindi: Burri i saj

Një edukatore 46-vjeçare në kopsht fëmijësh në zonën e Astirit në kryeqytet është shpallur në kërkim nga policia. Ajo akuzohet se ka dhunuar disa fëmijë të mitur të këtij kopshti. Ka qenë babai i njërit prej të miturve që bëri denoncimin pas rrëfimit të djalit të tij vetëm 3 vjeç.

Ai ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë të kopshtit ku shihet edukatorja që dhunon fëmijët. Në një intervistë që dha në Euronews Albania ai rrëfeu edhe kërcënimet e bashkëshortit të edukatores.

“Edukatorja e ka marr vesh dhe më kanë telefonuar. Më kanë bërë presion, burri i saj dhe më ka thënë “mos shko në polici se e zgjidhim ndryshe”. Unë i kam thënë nuk zgjidh për fëmijën tim asgjë. Ai më tha “do shihemi ndryshe bashkë”.

“Si të duash. Shihemi" i thashë. Kam shkuar në komisariat mbrëmë. Bëra kallëzimin dhe çdo gjë ka qenë në rregull. Nëpërmjet kërkimeve të mia personale mora vesh që edukatorja nuk është paraqitur në Komisariat.

Sot shkova prapë te komisariati, te oficeri i policisë kam bërë një kallëzim tjetër sepse më kanë bërë prapë presion njerëzit e saj. Unë dua të them që unë nuk trembem.

Më kanë bërë presion duke më marrë edhe nga shtete të Europës. Më marrin edhe miq të mitë. U kam thënë të mos më marrin më për këtë.

Ata duan të mos e vazhdoj më historinë e djalit, por unë gjakun e fëmijës tim nuk e shes. Jam shumë… nuk e fal unë gjakun e fëmijës tim, nuk e fal atë shpullë”, - tha babai i të miturit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI