Flash

Berisha u bën thirrje emigrantëve: Protestoni para ambasadave për votën tuaj

Lapsi.al 23 January 2025
Berisha u bën thirrje emigrantëve: Protestoni para ambasadave për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me të deleguarit në qarkun e Tiranës. Ai vuri theksin te vota e diasporës dhe vendimi i mazhorancës socialiste që këmbëngul se emigrantët nuk mund të votojnë me dokumente nga vendet ku jetojnë.

"Vota e diasporës është historike. Janë të tmerruar. Tani kërkojnë që të votojnë vetëm ata të cilëve u ka ngelur në xhep dokumenti shqiptar. A ka kërkesë më absurde se kjo?  Dokumentet biometrike të Gjermanisë, Francës, SHBA, kërkojnë të mos i njohin në një kohë kur këto i njeh e gjithë Europa.

I njeh SHBA. Këta thonë jo, nuk do mund të votojnë me këto. I bëj thirrje diasporës të reagojë me protesta të fuqishme para ambasadave të narkoshtetit se ky është një diskriminim i paimagjinueshëm" - tha Berisha që hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Rama.

"Duhet të kesh urrejtjen ndaj votës që ka Edi Rama të urdhërojë një akt të tillë. Po biometrinë nuk e bëmë ne të parët, e morëm nga ata si proces sigurie. Dhe tani themi atyre nuk u njihet. Ndërkohë që ata me ato dokumente vijnë në Shqipëri dhe shkojnë kudo.

Është absurde të hedhësh poshtë dokumentet biometrike të Gjermanisë, Francës, Britanisë, SHBA, etj. Vetëm një mendje primitive mund t’i lejojë vetes të arsyetojë në këtë mënyrë. Përfaqësuesit tanë kanë bërë një punë shumë të mirë. Jemi plotësisht të votojmë çfarëdo që duhet për procesin e votës së diaporës" - tha Berisha.

"Imagjino tani, janë aty një familje, burrit i ka humbur pasaporta shqiptare dhe ka marrë pasaportën gjermane. Gruaja e ka ruajtur diku. Tani kjo mund të votojë, ai jo. Këto praktika i kanë njerëzit, të cilët janë të shpërbërë. Tani Damiani thotë se kjo na nxjerr probleme.

Si të nxirrka probleme? Po në të gjithë sistemin dixhital, ajo pranohet dhe njihet. Ajo verifikohet. Ajo është aq e sigurt sa ç’është e jona. Kurse është apo nuk është votues ai, e kemi listën e votimit ne. Ai figuron i regjistruar.

Ndaj dhe edhe njëherë, thirrja ime për të gjithë emigrantët dhe diasporën, të bëhen gati për protestat më të fuqishme para ambasadat të narkoshtetit në të gjitha vendet e Europës dhe botës sepse kjo është një përpjekje flagrante për të penguar votimin e tyre. Nga frika e tmerrshme se e kanë kuptuar se diaspora nuk ka vota për narkoshtetin," tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në afërsi të “Rrugës të Elbasanit”. Sipas informacioneve R.T, rreth 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drej...

18:59

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI