Flash

Rusia flet për luftë në Ballkan: Lista Serbe pengesë për Albin Kurtin

Lapsi.al 23 January 2025
Rusia flet për luftë në Ballkan: Lista Serbe pengesë

Kosova mbetet në gojën e zyrtarëve të Rusisë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka folur në një konferencë për mediat, për rrezikun e paargumentuar që paraqet Albin Kurti për minoritetin serb në Kosovë. Sipas Zakharovës, e cila shpesh herë njihet se personi “hije” që përhap propagandaën pro Kremlinit në Ballkan, thekson se, Lista Serbe në Kosovë, paraqet të vetmen pengesë për partinë në pushtet të Albin Kurtit. Zakharova aludon për skenarë lufte dhe diskriminimi të serbëve në veriun e Mitrovicës.

“Pengesa kryesore për institucionet në Prishtinë është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Srpska, e cila është e vetmja e aftë për t'i rezistuar shkeljes masive të të drejtave të popullatës serbe në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit. “Parlamenti” për këtë arsye fillimisht u përpoqën ta pengojnë partinë të marrë pjesë në zgjedhje dhe tani nuk e lejojnë atë vëzhguesit t'i bashkohen komisioneve zgjedhore”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse.

Zakharova paralajmëron falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë, edhe pse ato monitorohen rreptësisht nga Këshilli i Europës, Misioni i Bashkimit Europian dhe OSBE/ODIHR. Falsifikimi sipas Zakharovës do të bëhet me qëllim vendosjen e figurave besnike të Prishtinës. Zakharova përmendi edhe mbylljen e disa institucioneve të cilat vepronin paralelisht në veriun e Mitrovicës.

"Një skenar i tillë sjell pasojat më të tmerrshme për serbët që jetojnë në rajon dhe stabilitetin e të gjithë rajonit të Ballkanit. Situata 'në terren' komplikohet nga bastisjet gjithnjë e më të shpeshta të 'policisë' rajonale ndaj zyrtarëve të Administratat serbe që nuk janë nën kontrollin e Prishtinës, represioni brutal demonstrues synon të rrisë frikën tek qytetarët tashmë të frikësuar, t'i bëjë ata të moralshëm thyejnë dhe i detyrojnë të largohen nga shtëpitë e tyre”, u shpreh Zakharova.

Në fund Zakharova, u ka bërë thirrje misioneve ndërkombëtare të dislokuara në rajon për të zbatuar rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me qëllim mbrojtjen e pakicës serbe në Kosovë./A2

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në afërsi të “Rrugës të Elbasanit”. Sipas informacioneve R.T, rreth 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drej...

18:59

Soros takon Ramën: Shqipëria e para...

Djali i miliarderit George Soros, Aleks Soros është takuar sërish me kryeministrin e vendit tonë Edi Rama. Ata u takuan në Davos të Zvicrës, ku u mbajt Forumi E...

18:31

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI