Drejtoria Vendore e policisë Korçë, Renea, FNSh, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale janë duke zhvilluar një operacion masiv në Pogradec. Operacioni po zhvillohet për zbulimin e drogës, armëve e kapjes së personave në kërkim. Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetëra kontrolle.
Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike. Renea ka rrethuar banesën e të kërkuarit Erjon Llapushi dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij.