Flash

Konkurrenca urdhëron kompanitë të heqin monopolet e internetit në pallate

Lapsi.al 17 January 2025
Konkurrenca urdhëron kompanitë të heqin monopolet e internetit

Autoriteti i Konkurrencës ka urdhëruar disa prej kompanive të administrimit të rezidencave të banimit në Tiranë të mos kufizojnë aksesin e operatorëve të shërbimit të internetit në këto rezidenca.

Në përfundim të hetimit të thelluar, Autoriteti i Konkurrencës vendosi ndaj kompanive Tirana Administrim, ACREM dhe S&D Invest detyrimin për të mos abuzuar me pozitën dominuese, veçanërisht, vendosjen, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, e çmimeve të padrejta të blerjes ose shitjes apo e kushteve te tjera te padrejta te tregtimit; kufizimin e prodhimit, tregjeve ose zhvillimit teknik: zbatimin e kushteve të pabarabarta për veprime tregtare të njëjta me palët, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence; vendosjen e kushteve për lidhjen e kontratave me palët e tjera, që këto të fundit të pranojnë detyrime shtesë, të cilat, për vete natyrën e tyre ose sipas praktikave tregtare, nuk kanë lidhje me objektin e kontratave në fjalë.

Për ndërmarrjet Tirana Administrim dhe S&D Invest u vendos detyrimi që në rezidencat e administruara prej tyre, të lejojnë aksesin edhe për ndërmarrjet e tjera, të cilat e kërkojnë këtë akses për të ofruar shërbimin e internetit.

Kompania Tirana Administrim gjithashtu u gjobit në masën 6% të xhiros së vitit paraardhës (në masën 443 mijë lekë), për abuzim me pozitën dominuese.

Ndërmarrja S&D Invest nuk u gjobit, edhe falë marrjes së angazhimit vullnetar prej saj për të shmangur sjellje të ngjashme në të ardhmen. Në vendimin e tij, Komisioni i Konkurrencës miratoi angazhimet e ndërmarrjes, së bashku me detyrimin për t’i zbatuar ato.

Për tre ndërmarrje të tjera, D&L Administrim, Arlis Administrim dhe Safe Security Albania, Autoriteti i Konkurrencës vendosi zgjatjen e afatit të hetimit, sepse informacioni i mbledhur prej tyre nuk ka qenë i mjaftueshëm për të siguruar një vendimmarrje objektive.

Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës mbylli hetimin ndaj shoqërive të shërbimit të internetit ASC (Tring) dhe Selcom pa gjetur prova të abuzimit me pozitën dominuese nga ana e tyre.

Në maj të vitit të kaluar, Autoriteti i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e ofrimit dhe aksesit të shërbimit të internetit, ndaj ndërmarrjeve të administrimit dhe ndërmarrjeve të internetit në rezidencat e banimit që këto ndërmarrje ushtrojnë veprimtarinë.

Hetimi i thelluar u hap nisur nga ankesat se disa prej shoqërive të administrimit të pallateve në Tiranë lejonin vetëm një numër të kufizuar operatorësh të shërbimit të internetit për të shtrirë infrastrukturën e rrjetit në pallatet e administruara prej tyre.

Një sjellje e tillë e ndërmarrjeve të veçanta u provua edhe nga gjetjet e hetimit të thelluar.

Në disa raste, aksionerët e shoqërive të administrimit zotëronin paralelisht edhe shoqëri të shërbimit të internetit dhe shfrytëzonin pozitën si administratorë për të ofruar shërbim internet vetëm me kompanitë e tyre./MONITOR

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI