Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

U qëllua me armë gjahu nga i afërmi i tij në pyll, humb jetën 36-vjeçari në Bulqizë

Lapsi.al 16 January 2025
U qëllua me armë gjahu nga i afërmi i tij në pyll, humb

Një 36-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi është qëlluar me armë gjahu nga një i afërm i tij. Ngjarja ka ndodhur në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, ku dhe është njoftuar policia për të shtënat.

36-vjeçari me iniciale V.K., si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Ndërkohë autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në Komisariatin e Policisë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI