Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

U plagos me thikë dy ditë më parë, flet këngëtari Ademir Fresku

Lapsi.al 16 January 2025
U plagos me thikë dy ditë më parë, flet këngëtari

Këngëtari shkodran, Ademir Fresku mbeti i plagosur më datë 14 janar. Dy ditë pas plagosjes Fresku në një prononcim për “Me Zemër të Hapur” ka rrëfyer detaje nga ngjarja. Ai u shpreh se e njihte autorin ndërsa ka kërkuar që drejtësia të bëjë punën e saj në lidhje me autorin.

Fresku ka thënë se autori i ka bezdisur disa herë punonjësit e lokalit të tij. Ai shtoi se ka folur në mënyrë të qytetëruar që ai të mos shkonte më në lokalin e tij. Sipas tij ka qenë një sulm në pabesi. Ai tha se në spital shkoi vetë me makinën sepse nuk e dinte se çfarë kishte pësuar.

“Nuk doja të isha pjesë e këtyre gjërave. Është bërë më e madh se ç’duhet. Jam goditur pas shpine por shpresoj që gjithçka të zgjidhet nga shteti. Me autorin njiheshim, mundohesha t’i njihesha e ti respektoja të tërë. E kam takuar 3-4 herë.

I ka bezdisur disa herë punonjësit e lokalit tim, por nuk i kam hyrë shumë në detaje. I kisha thënë në mënyrën më qytetare të mundshme që të mos vinte më në lokalin tim. Familjarët e autorit nuk më kanë kontaktuar. Unë kam 4-5 plagë me thikë në trup. Ka qenë një sulm në pabesi, nuk e kam vënë re. Në spital shkova vetë, mora makinën dhe shkova të merrja ndihmën mjekësore sepse nuk e dija se çfarë kisha pësuar saktësisht”, tha ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI