Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Ishulli i Sazanit/ Berisha: Rama po e përdor për të blerë influenca politike

Lapsi.al 16 January 2025
Ishulli i Sazanit/ Berisha: Rama po e përdor për të blerë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvillon sot një bashkëbisedim në rrjetet sociale ku foli lidhur me investimi në ishullin e Sazanit. Berisha tha se kryeministri Edi Rama po e përdor për të blerë influenca politike. Ai shtoi se kjo është në tagrin e shqiptarëve të bëjnë vlerësimin e tyre për këtë përdorim.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Prej të paktën që nga viti 2001 gjer sot, Sazani iu është ofruar biznesmenëve të huaj në mënyrë periodike. Kjo është oferta e radhës, të cilën pa diskutim Edi Rama e bëri për të blerë influenca politike. Por, një ofertë e cila plotëson rregullat ligjore, ne kemi deklaruar se nuk kundërshtojmë ofertat që bazohen në respektimin e ligjeve dhe rregullave të vendit. Pavarësisht, theksoj dhe njëherë, se Edi Rama e ka përdorur atë për qëllime politike, por kjo është në tagrin e shqiptarëve të bëjnë vlerësimin e tyre për këtë përdorim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI