Flash

Shtyhet seanca në GJKKO për kryebashkiakun e Devollit

Lapsi.al 16 January 2025
Shtyhet seanca në GJKKO për kryebashkiakun e Devollit

Në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca paraprake për kryebashkiakun e Devollit, Eduart Duro, i cili akuzohet nga SPAK për “shpërdorim detyre" dhe 4 të pandehurit e tjerë. Avokatët e të pandehurve kanë kërkuar pushimin e çështjes, me argumentin se fakti penal nuk ekziston. Ndërkohë seanca u shty për në 24 janar, ku avokati i Eduart Duros do paraqesë disa dokumenta, e më pas Gjykata e Posaçme do shpallë vendimin për kalimin e dosjes për gjyq.

Në muajin dhjetor, Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim Duron, nën akuzën "Shpërdorim detyre" dhe po ashtu edhe Astrit Seferkollin, Gazmend Haxhijan, Gazmend Malin dhe Vojsava Bregun, ndaj të cilëve rëndon e njëjta akuzë.

SPAK kishte gjetur shkelje ligjore nga njësia Administrative Qendër Bilisht, me dhënien e një lejeje në vitin 2015 dhe një autorizimi në vitin 2020 shoqërisë Genci Petrol”, sh.p.k., për stacionin e shitjes së karburantit në Devoll. Prej vitit 2015 dhe në vijim, nga dhënia e lejes dhe autorizimit në kundërshtim me ligjin janë realizuar përfitime të padrejta nga kjo shoqëri.

Në kohën kur mbante detyrën e Administratorit të komanduar të Njësisë Qendër Bilisht, Vojsava Bregu mundësoi shoqërisë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k, në 27 gusht të 2015 “për tregtimin me pakicë të karburanteve+GLN”, leje e cila sipas SPAK, ishte në kundërshtim me ligjin.

Nga ana tjetër Eduard Duro, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Devoll, Astrit Seferkolli pajisën shoqërinë tregtare me autorizimin për tregtimin e karburanteve. Autorizimi nga Duro është dhënë në kundërshtim me ligjin nr. 8450, dt 24.02.1999 dhe VKM nr. 970 dt. 2.12.2015 dhe në këtë kohë “Genci Petrol” sh.p.k. nuk ka qenë i pajisur me dokumentacionin ligjor të kërkuar

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI