Flash

Megan Thee Stallion merr urdher ndalimi kundër reperit

Lapsi.al 10 January 2025
Megan Thee Stallion merr urdher ndalimi kundër reperit

Megan Thee Stallion iu dha një urdhër ndalimi kundër Tory Lanez pasi ajo pretendoi se ai po e ngacmonte atë nga burgu, ku po vuan një dënim 10-vjeçar.

Një gjykatës i Los Anxhelosit vendosi në favor të reperes "Mamushi" të enjten, duke e ndaluar Lanez  të kontaktojë ose të afrohej me të për pesë vjet, sipas reporteres së gjykatës Meghann Cuniff.

Urdhri i ndalimit do të përfundojë më 9 janar 2030, tre vjet përpara se Lanez të përfundojë dënimin me burg.

Megan u shfaq përmes një video-telefonate në një sallë gjyqi në Los Anxhelos të enjten pasdite.

"Më duket sikur ai do të më qëllojë përsëri dhe mbase këtë herë nuk do t'ia dal," tha ajo, për Cuniff.

Gjatë dëshmisë së saj, krijuesja e hiteve akuzoi Lanez se u përpoq të njolloste reputacionin e saj duke punësuar "blogerë" për të përhapur thashethemet në internet.

Në ankesën e saj, reperja e "Wanna Be" e përshkroi kriminelin e dënuar si një "kriminel të dhunshëm dhe të rrezikshëm".

Megan, emri i lindjes së së cilës është Megan Pete, fillimisht paraqiti urdhrin e ndalimit në dhjetor.

“Edhe tani, ndërsa është pas hekurave, zoti Peterson nuk tregon shenja ndalimi”, thuhej në dosje, duke pretenduar se Lanez vazhdoi ta nënshtronte Meganin ndaj “traumave të përsëritura”.

Në dhjetor 2022, Lanez u shpall fajtor pasi qëlloi  tre herë fituesen e Grammy në këmbë në korrik 2020.

Në atë kohë, ai u akuzua për sulm me armë zjarri gjysmë automatike, armë zjarri të mbushur dhe armë zjarri të paregjistruar.

Pavarësisht dënimit të Lanez, avokatët e tij, u shprehën për Page Six se do të shqyrtonin një apel.

Meganit iu dha një urdhër ndalimi në vitin 2020, por urdhri i gjykatës skadoi në vitin 2023.

Dyshja kishin një marrëdhënie intime para të shtënave. Ndërsa Megan fillimisht mohoi të kishte një marrëdhënie seksuale me Lanez në 2022, reperja "Sweetest Pie" e pranoi këtë në dokumentarin e saj të Amazon, tetor 2024.

Të këshilluara

Zjarret në LA, reagon Blake Lively

Blake Lively po i dërgon dashurinë e saj kujtdo që është prekur nga zjarret shkatërruese në Los Anxhelos. Të mërkurën, më 8 janar, aktorja e Gossip Girl,  nd...

15:58

Konfirmohet shkaku i vdekjes së Liam Payne

Shkaku i vdekjes së Liam Payne është konfirmuar në një hetim në Angli pasi ylli i One Direction ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aries, Argjentinë. Shk...

20:03

Hugh Jackman konfirmon romancën me aktoren

Ish-aktorët e "The Music Man" Hugh Jackman dhe Sutton Foster konfirmuan publikisht romancën e tyre në një mbrëmje takimi në Santa Monica, Kaliforni të hënën mbr...

15:47

Ndahen Austin Butler dhe Kaia Gerber

Kaia Gerber dhe Austin Butler janë ndarë pas më shumë se tre vite së bashku.⁠ Dyshja ndezi për herë të parë thashethemet për romancë në fund ...

14:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI