Flash

Tjetër akt terroriѕt në SHBA?/ Shpërthen një makinë Tesla para hotelit “Trump”

Lapsi.al 1 January 2025
Tjetër akt terroriѕt në SHBA?/ Shpërthen një makinë

Shpërthimi i një makine Tesla Cybertruck në hyrje të hotelit Trump në Las Vegas mëngjesin e kësaj të mërkure po hetohet si një akt i mundshëm terrorist nga FBI. Në një konferencë shtypi, sherifi i Las Vegas, Kevin McMahill tha se përfshirja e automjetit nga flakët u raportua nga hoteli në 8:40 të mëngjesit. Ekipet e policisë mbërritën menjëherë, por gjetën makinën Tesla të vitit 2024 të përfshirë nga flakët.

“Kishte edhe një individ të vdekur brenda makinës dhe nuk dihet nëse është mashkull apo femër në këtë moment” - tha McMahill. 7 persona të tjerë pësuan lëndime "të lehta" si rezultat i shpërthimit. Jeremy Schwartz, një agjent special i FBI-së në Las Vegas konfirmoi se ekipi i tij është i përfshirë në hetime.

Në një postim në X, Elon Musk shkroi se edhe kompania Tesla që ai zotëron ka filluar gjithashtu hetimet e saj. “I gjithë ekipi i lartë i Tesla po heton këtë çështje tani. Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë” – shkroi ai. Eric Trump, nënkryetar ekzekutiv i organizatës Trump, gjithashtu shkroi në X se "siguria dhe mirëqenia e miqve dhe stafit mbeten prioriteti kryesor".

"Ne pamë një re të madhe tymi... nuk e dinim se çfarë po ndodhte. Pastaj pashë në rresht ndoshta të paktën tre ambulanca dhe një tufë makinash policie" – tha një dëshmitare. McMahill u tha gazetarëve se hetimi për incidentin është duke u rakorduar edhe me hetimet për sulmin me kamion natën e Vitit të Ri në New Orleans që vrau të paktën 10 njerëz dhe plagosi dhjetëra të tjerë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI