Flash

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Bilisht, humb jetën një 24-vjeçare greke

Lapsi.al 1 January 2025
Përplasen dy makina në aksin Korçë-Bilisht, humb

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e këtij 1 janari në aksin nacional Korçë - Bilisht në afërsi të fshatit Zëmblak. Mediat raportojnë se sipas informacioneve paraprake nga policia, dy mjete janë përplasur kokë më kokë me njëri - tjetrin.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 24-vjeçare greke. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i makinës tjetër, një 26-vjeçar. Ai është është dërguar drejt spitalit të Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të njëjtave burime thuhet se në aksident është përfshirë nje mjet me targa greke që udhetonte ne drejtim te Bilishtit me nje mjet tjetër që udhëtonte në drejtim të Korçës. Ende nuk dihen rrethanat e plota se si ka ndodhur ngjarja, por policia ndodhet në vendngjarje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI