Flash

Tronditet Mali i Zi/ Një person vret 7 persona pas një sherri në një tavernë

Lapsi.al 1 January 2025
Tronditet Mali i Zi/ Një person vret 7 persona pas një sherri në

7 persona, mes të cilëve 2 fëmijë kanë humbur jetën në një krim të rëndë pasditen e kësaj të mërkure në Cetinje të Malit të Zi. Policia njoftoi se është vënë në ndjekje të autorit të identifikuar si Aco Martinoviq (foto poshtë) nga Cetinja.

4 persona të të tjerë për të cilët thuhet se janë plagosur janë dërguar në Qendrën Klinike. Krimi nisi në tavernën "Velestovo" pranë një qendre sportive. Agjencia e lajmeve malazeze “Vijesti” shkruan se në atë lokal ka pasur një përleshje mes së cilës autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Të shtëna me armë në Mal të Zi/ Të paktën 7

Aty autori vrau 4 persona dhe një kameriere dhe më pas shkoi në anën tjetër të qytetit në familjen e njërit nga viktimat ku vrau edhe 2 fëmijë. Policia malazeze apeloi që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të qëndrojnë në banesat e tyre deri në sqarimin e situatës. Të gjitha njësitet policore janë në terren dhe po kërkojnë të vënë në pranga autorin.

Foto: Drago Matoviq

Një gazetar i Vijesti shkruan se edhe autori është gjetur i vdekur në një vend tjetër, por lajmi nuk është konfirmuar ende. Ai është një person me precedentë penalë, i arrestuar edhe të paktën 2 herë të tjera. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Komshiu plagòs babë e bir në Tiranë

Të tjera detaje mësohen për ngjarjen e ndodhur në Tiranë, ku 34-vjeçari Kristjan Thaçi plagosi me thikë dy komshinjtë e tij dhe më pas u arratis. Të plagosur...

17:37

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09